TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq për Listën Serbe: Do të përpiqem të kenë sa më pak deputetë

Udhëheqësi i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, që është parti e serbëve lokalë në Kosovë, ka thënë se do të përpiqet që Lista Serbe të ketë sa më pak deputetë në Kuvendin e Kosovës.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
16
A A
Rashiq për Listën Serbe: Do të përpiqem të kenë sa më pak deputetë

Fillimisht Komisioni Qendror mori vendim për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Por me një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kjo parti do garojë në zgjedhjet parlamentare.

E kjo duket se nuk po i pëlqen kundërshtarit të kësaj partie, ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq i cili thotë se do të përpiqet që Lista Serbe të ketë sa më pak deputetë.

“Ne deri më tani kemi mësuar se ata gjithmonë kanë qenë me një përkrahje të fuqishme nga Beogradi të cilët është absolutisht në kundërshtim të demokracisë, absolutisht në kundërshtim të pluralizmit pluralizimit dhe nuk e pres që ata mund t’a ndryshojnë një qasje ndaj nesh sepse është e vetmja mënyrë që ata e dijnë prandaj neve na mbetet ato mekanizma demokratike, institucionale”, tha Rashiq.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike Progresive, foli edhe për draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai u shpreh për tëvë1, që nëse i kërkohet do të japë kontribut, mirëpo jo me dëshirën e tij.

“Nëse duhet që të jem pjesë e një aktiviteti strategjik, sikur që e keni thënë ju sikur që është drafti ashtu kasha pranuar, prapë po them pa qejf… Një prej takimeve të para kemi biseduar për një angazhim timin teknik brenda grupacionit ose brenda grupit teknik sa i përket dialogut, por për fat të keq ose të mirë, në këtë rast Beogradi nuk ka pranuar një propozim të tillë”, tha ai.
Politikani serb tha se në zgjedhjet e 9 shkurtit, ata duhet fituar votat e serbëve në Kosovë për shkak se vlerëson se mund t’i përfaqësojnë më mirë ata.
Lista Serbe, që konsiderohet favorite në mesin e komunitetit serb, në zgjedhjet e fundit nacionale u sfidua nga Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e udhëhequr nga Milan Dabiq e që mori mbështetje edhe nga Rashiq.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

​Nisin 16 Ditët e Aktivizmit, Haxhiu kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekës

​Nisin 16 Ditët e Aktivizmit, Haxhiu kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekës

Qeveria e Kosovës mban mbledhje

Qeveria: Ulëm shkallën e papunësisë në 10.8%, rënia më e madhe historike

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Të “pakapshmit” e shtetit

Theret me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim nga policia

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B

Shpendi largohet në janar nga Cesena, destinacioni Serie A

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Ronaldo gjithnjë e më afër shifrës së 1000 golave

Të “pakapshmit” e shtetit

Theret me thikë një person në Pejë, i dyshuari në kërkim nga policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën