Janë të thirrur për rend e ligj.
Por jo të gjithë, angazhimin e kanë sipas betimit që japin.
232 zyrtarë policor, u hetuan nga inspektorati gjatë 2025-tës, si të dyshuar për përfshije në krim.
Prej tyre, në pranga përfunduan mbi 40, teksa u ngritën edhe 110 kallëzime penale.
Sipas raportit vjetor të inspektoriatit, Policët u hetuan për veprat penale si vrasje, vrasje në tentative, kasnoje, ngacmim seksual, lëndim i lehtë dhe i rëndë trupor, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, e blerje posedim apo shpërndarje me narkotik.
Por jo vetëm, ngase pati zyrtarë policor të përfshirë edhe në faje, detyrim, mashtrim e vjedhje.
“Është shqetësuese sepse zyrtari policor mund të përfshihet vetëm në vepra penale që mund të kryhen eventualisht nga pakujdesia ndërkaq veprat e tjera nuk kanë arsye të përfshihen kur bëhet fjalë për narkotik apo vepra të tjera, nuk e ka asnjë aryseqë të gjendet në atë vepër”, tha avokati Visar Rrecaj.
Ndaj zyrtarëve policor janë deponuar gjithashtu mbi 2500 ankesa nga vetë qytetarët.
Nga këto ankesa, plot 129 zyrtarë u suspenduan nga puna.
Tek rritja e numrit të ankesave ndaj policëve, nënkoloneli në pension, Refki Morina, thotë se mund të ketë ndikuar edhe shkurtimi i trajnimit bazë për policë, nga gjashtë në tre muaj.
“Gjeneratat e reja të policisë për herë të parë ballafaqohen me problematika të reja të cilat ai gjatë asketit teorik i ka mësuar vetëm mënyra ligjore, kurse në asketin praktik, bënë që zyrtarët policor të mos mund të gjenden në situata të caktuara”, deklaroi Morina.
Numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të policisë në të gjitha njësitet, llogaritet të jetë rreth 10 mijë sosh.
Kronikë e realizuar nga gazetari, Driton Sadiku.






