TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ramosaj bën thirrje për unitet në nderim të dëshmorëve

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​Ramosaj bën thirrje për unitet në nderim të dëshmorëve

Në shenjë nderimi për dëshmorët e rënë në luftën e fundit në Kosovë, Komuna e Deçanit ka zhvilluar një varg aktivitetesh për të shënuar Ditën e Dëshmoreve sot më 5 Maj. E i pari i kësaj komune, Bashkim, Ramosaj tha se dëshmorët janë të kombit, për çka apeloi për unitet në nderim të jetës së tyre.

Ai së bashku me deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj dhe Time Kadriaj, filluan nderimet pranë lapidarëve në oborrin e komunës, për të vazhduar më pas në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan si dhe në fshatrat Izniq, Prilep, Carrabreg i Ulët dhe Llukë e Epërme.

Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe organizata të dala nga lufta, nxënës të shkollave të ndryshme të Deçanit dhe familjarë të dëshmorëve, të cilët vendosën lule pranë lapidarëve dhe nderuan të rënët me një minutë heshtje.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” Ramosaj theksoi se dëshmorët janë vlerë e përbashkët kombëtare dhe nuk i takojnë asnjë subjekti apo familjeje të përveçme.

“Janë dëshmorë të kombit, nuk janë as të familjeve të veta. Nuk janë as të Haradinajve e as të ndonjë familje tjetër. Janë dëshmorë të kombit e kanë epitetin që janë pjesë e familjeve tona, janë vlerë e krejt neve. Dhe po du një porosi krejt të fundit me dhënë për të gjithë juve që jeni këtu. Për hir të krejt përpjekjeve të popullit tonë për liri, për hir të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për hir të dëshmorëve të atdheut, përmbane veten prej fyerjeve, prej sharjeve, prej përçarjeve sepse nuk shkojmë askund kështu. E bëjmë një vend të papërshtatshëm, e bëjmë një Kosovë të papërshtatshme dhe ashtu në një vend që s’i beson askush”, tha ai.

Ai vlerësoi angazhimin e brezit të ri për të ruajtur kujtesën historike dhe bëri thirrje për unitet dhe përmbajtje nga përçarjet në shoqëri.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e cilësoi këtë ditë si moment reflektimi për sakrificën ndër breza, duke rikujtuar se liria e sotme është rezultat i një historie të gjatë rezistence dhe përpjekjesh.

“Kjo është dita kombëtare e dëshmorëve të kombit. Jo vetëm në Gllogjan, por edhe në Vlorë, edhe në Shkodër, edhe në Prekaz, edhe në Gllogjan është përvjetori i nderimit të dëshmorëve të kombit. Sot për me i ditë ju se shumë kolegë që i keni këtu profesorë, në të njëjtën kohë është edhe përvjetori i Ismajl Haradinaj, njëri prej njerëzve që në vitet 80-ta e ka lëshu ditarin edhe në një far forme e ka mobilizu atë kohë shoqërinë për me e largu Jugosllavinë prej këtu. Shumë prej atij brezi sot nuk janë mes nesh e shumica e profesorëve i kanë kolegë, por vuajtjet e tyre na kanë pjek neve për me qenë 98-99-tën gati me i kap armët edhe me luftu, kuptohet”, tha ai.

Ai iu drejtua nxënësve të Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” që ishin të pranishëm në homazhe, duke ju thënë se shumica nga djemtë e rënë në Deçan janë të moshës së tyre duke theksuar që nuk ka sakrificë më të madhe se të jesh gati për të dhënë jetën për liri.

“S’ka brez që s’ka luftu para neve, por lirinë s’e kanë mbërri. E ky brez, kjo sakrificë, sot e kemi shtetin. Jemi të lirë, kemi të drejtë me mendu edhe ndryshe, pse jo, por mos me harru nga kemi kalu deri te liria. Popujt tjër për flamur vriten. Ne nuk duhet me u ndi të turpëruar kur e kemi simbolin kombëtar. Të turpëruar duhet me u ndje ata që i kemi përzënë prej këtu e që janë shkijet, se s’më vjen marre me ju thënë ndryshe. E ata, kur dojnë me e ditë ku o Kosova, duhet me i pa këtë brez se s’ka kthim mbrapa”, tha ai.

Shënimi i kësaj dite vijoi edhe me një program të organizuar nga nxënësit e gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” në bashkëpunim me Komunën e Deçanit.

Kryetari i Këshillit Rinor, Adem Hulaj, në fjalën e tij theksoi se rinia do të mbetet gardiane e vlerave të luftës çlirimtare, duke u angazhuar për ruajtjen e kujtesës historike dhe për ndërtimin e së ardhmes.

“Për ne, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet e shenjtë, sepse ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për të ardhmen e popullit tonë. E ne këtu në Deccan, në një vend që lidhet ngushtë me lindjen, organizimin dhe sakrificën e kësaj ushtrie, e ndjejmë këtë përgjegjësi edhe më shumë. Deccani nuk mban vetëm kujtime të historisë. Deçani mban krenari, qëndrueshmëri dhe amanetin e brezave. Si rini, ne nuk do të lejojmë që sakrifica e dëshmorëve të harrohet, të relativizohet apo të përdhoset. Përkundrazi, do ta mbrojmë me dije, me unitet, me punë dhe me përkushtim ndaj vendit tonë”, tha ai.

Programi nisi me një video të realizuar nga nxënësit, përmes së cilës u pasqyrua historia e luftëtarëve nga Komuna e Deçanit të rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të vazhduar më pas me pika artistike dhe me një ekspozitë të realizuar nga nxënësit.

Tags: DeçandeshmorethomazheTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën