TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ramabaja: Nuk do të ishte e papritur që të tërhiqet edhe ndonjë ministër

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ramabaja: Nuk do të ishte e papritur që të tërhiqet edhe ndonjë ministër

Me të marrë detyrën si ministër i Mbrojtjes bëri të ditur se ka lënë mërgimin për t’u angazhuar në Qeverinë Kurti.

Por, mandatin e tij, Armend Mehaj e la në gjysmë.

Reklamë

Pas më shumë se dy vite në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj ia paraqiti dorëheqjen shefit të tij, Albin Kurtit.

Mehaj, në rrëfimin e tij  pas largimit nga kabineti qeveritar thotë se arsyet janë familjare teksa shpreh falënderimin për kryeministrin Kurti e përmendi të arriturat e tij në krye të këtij dikasteri.

“I kemi shtuar kontaktet dhe i kemi fuqizuar raportet e dyanshme me partnerët dhe aleatët tanë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Turqinë, Italinë, Shqipërinë, Kroacinë dhe me vende të tjera të NATO-s, ku Kosova synon të anëtarësohet si shteti i 33-të anëtar”, ka shkruar Mehaj.

Ish-ministrin me të cilin bashkëpunoi dy vite në kabinet e falënderoj edhe Kurti me ç’rast dha lajmin edhe për emërimin e pasardhësit të Mehajt.

“Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës. Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera”, ka thënë Kurti.

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Sadri Ramabaja thotë se Mehaj e ka pasur në mendje largimin që disa muaj.

“Shkaqet e dorëheqjes së tij janë të karakterit familjar. Mendoj se kontributi i tij në këtë ministri ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe Kosova ka nevojë për një mirënjohje ndaj tij sepse ka dhënë kontribut. Me ekzekutivin nuk ka pasur kurrfarë mospajtimesh por ka pasur mbështetje nga kryeministri. Ai ka kryer punë të mira në rrafshin e sjelljes së armatimit. Unë kam pasur dijeni për largimin e tij para disa muajve”, tha Ramabaja.

Madje Ramabaja nuk e sheh si të papritur as largimin e ndonjë ministri tjetër.

“Në të gjitha qeveritë pas dy vjetësh mund të ketë ndryshime. Disa prej dikastereve mund të tërhiqen dhe largohen. Nuk do të ishte e papritshme që të tërhiqet edhe ndonjë ministër tjetër. Uroj që ai ajo të ketë një zëvendësim adekuat.  Ejup Maqedonci është një prej figurave më të mira të fushës së mbrojtjes dhe pretendimi është që FSK të shndërrohet në ushtri mbrojtëse të mirëfilltë”, shtoi ai.

Ndërkohë për largimin e Mehajt, kanë pasuar reagime.

Zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi tha se shpreson se me Mehajn të iu kryqëzohen rrugët e bashkëpunimit përsëri.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila tha se largimi i Rifat Latifit dhe Armend Mehajt, dy ardhje nga jashtë vendit, janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur.

Edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka deklaruar se arsyet familjare nuk janë shkaktarët e dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ndërkaq edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jefry Hovenier ka reaguar përmes rrjetit social tuitter. Sipas tij me ministrin Mehaj kanë pasur bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë.

Poashtu,  ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abott ka reaguar pas dorëheqjes së Mehaj duke falënderon për kontributin e tij në fushën e mbrojtjes.

Ndërkohë ministri i ri i mbrojtjes Ejup Maqedonci ishte oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin e madh “Defender Europe 23”.

Maqedonci, i cili ka përvojë të gjatë ushtarake, ka shërbyer edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoqërohen në polici dy persona për pengim të punimeve në rrugën “A”

Shoqërohen në polici dy persona për pengim të punimeve në rrugën “A”

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Kurti bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Ismet Jashari

Kurti bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Ismet Jashari

Shoqërohen në polici dy persona për pengim të punimeve në rrugën “A”

Shoqërohen në polici dy persona për pengim të punimeve në rrugën “A”

Rugova largohet nga Sigal Prishtina

Rugova largohet nga Sigal Prishtina

Newcastle – Liverpool, derbi i mbrëmjes

Newcastle – Liverpool, derbi i mbrëmjes

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

Vietnami përgatitet të evakuojë rreth 500 mijë persona përpara mbërritjes së tajfunit Kajiki

Vietnami përgatitet të evakuojë rreth 500 mijë persona përpara mbërritjes së tajfunit Kajiki

Trupat e Gardës Kombëtare të SHBA-së fillojnë patrullimin të armatosur në Uashington, DC

Trupat e Gardës Kombëtare të SHBA-së fillojnë patrullimin të armatosur në Uashington, DC

Ndërroi jetë Feriz Parllaku, gjyqtari i njohur i futbollit dhe hendbollit

Ndërroi jetë Feriz Parllaku, gjyqtari i njohur i futbollit dhe hendbollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X