TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama tregon zotimet për mandatin e dytë nëse merr besimin e qytetarëve

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Rama tregon zotimet për mandatin e dytë nëse merr besimin e qytetarëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si kandidat i serishëm i LDK-së për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka thënë se në mandatin e dytë do të përfundojë të gjitha projektet që kanë mbetur pa përfunduar, duke theksuar prej tyre sheshin deri tek rrethi me flamur, unazën e brendshme të kryeqytetit, sheshin “George Bush”, mësimin tërë ditorë , rrugën A dhe shumë projekte të tilla.

Rama tha se transformimi i Prishtinës ka filluar para katër viteve, që vendosi themelin për një periudhë afatgjate të qëndrueshme.

Ai përmendi edhe disa projekte që ka përfunduar, si mësimi tërë ditorë, duke e marrë shembull se jo vetëm që u ndihmon pesë mijë familjeve me mësim por edhe në mënyrë ekonomike.

Ndërsa unaza e brendshme, Rama theksoi se do të lirojë kaosin në trafik dhe do t’ua lehtësojë punën ambulancave, policisë, biçikletave e këmbësorëve, raporton KosovaPress.

“E nisëm katër vjet më parë transformimin e vërtetë që vendosi themelin jo vetëm për sot e nesër, por për një periudhë afatgjate kohore të qëndrueshme, Prishtina ka vizion. Rruga A thoshin se nuk ka shanse ta bëjmë, ia kemi nisur dhe do ta përfundojmë. Mësimi tërë ditorë, jo vetëm që u ndihmon sot përmbi pesë mijë nxënësve në aspektin e mësimit, por edhe pesë mijë familjeve në aspektin ekonomik. I kemi 400 tabela digjitale, deri në fund të vitit të gjitha klasat do të kenë tabelat… Unaza e brendshme do të përfundojë brenda këtij mandati, ka me qenë një projekt madhor për Prishtinën ku do të sigurojë qasje më të lehtë dhe shpejt për transportin urban. Do të kemi edhe autobus të rinj. Unaza e brendshme krijon sigurinë më të madhe edhe për emergjenca, polici, hapësira për biçikleta, trotinete, këmbësorë, kjo është Prishtina metropole”, tha Rama.

Ai përmendi edhe lojërat mesdhetare 2030 ku Prishtina do të jetë nikoqire, një master-plan që do bëjë sipas tij jo vetëm zhvillimin e kryeqytetit, por tërë Kosovës.
“Ka qenë një problem super i madh, në bazë të specialistëve problemi nuk mundet me u kryer përbrenda 15 deri në 20 vite. Qentë endacak nëse i sterilizon dhe i kthen në rrugë deri të ngordhin, por ne kemi menduar në mënyrë humane, për me adoptua qenë. Deri tash janë avokuar dy mijë qen. Edhe qentë janë me shtëpi dhe siguria shtesë sepse fëmijët janë të sigurt në rrugë. Kemi edhe Lojërat Mesdhetare 2030, ku tashmë e kemi master-planin për zonën e lojërave, e cila do të bëjë zhvillimin jo vetëm kryeqytetit, por tërë Kosovës”, u shpreh Rama.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku la lavdëruar pnunë e Ramës gjatë mandatit të tij të parë në krye të Prishtinës.

“Katër vite më parë e nisëm një rrugëtim të gjatë, të mundimshëm dhe për shumëkënd dhe pa gjasë. Katër vjet më parë u bëmë bashkë, një, u rreshtuam pas një njeriu i cili kishte një ëndërr, një vullnet të jashtëzakonshëm mbi të gjitha një vizion të shkëlqyeshëm për qytetin e tij, tonë, Prishtinën e Kosovës. Me këto ëndrra të mëdha ky njeri ndërtoi një ekip të jashtëzakonshëm, punoi fort, mbarë, drejt dhe ja pra sonte këtu pas katër vjetëve për të bërë një gjë të vetme, rikandidimin e tij”, tha Abdixhiku.
Në garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit janë edhe Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohen detaje për datën e prezantimit të iPhone 18

Zbulohen detaje për datën e prezantimit të iPhone 18

Familja Berisha deklaron se pavarësisht sulmit ata do të rikthehen në shtëpi

Familja Berisha deklaron se pavarësisht sulmit ata do të rikthehen në shtëpi

Skandal: Vuçiq, Vulin dhe Dodik festojnë me këngë nacionaliste derisa në Kosovë vazhdojnë gërmimet për varreza masive

Skandal: Vuçiq, Vulin dhe Dodik festojnë me këngë nacionaliste derisa në Kosovë vazhdojnë gërmimet për varreza masive

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë nën kontroll 11 vendbanime ukrainase gjatë javës së kaluar

Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë nën kontroll 11 vendbanime ukrainase gjatë javës së kaluar

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci: Optimizimi i pranisë së KFOR-it pasqyron përmirësimin e sigurisë në Kosovë

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje

Asllani po bëhet gati për sezonin e ri, Hoffenheimi do ta ndihmoj sulmuesin

Asllani po bëhet gati për sezonin e ri, Hoffenheimi do ta ndihmoj sulmuesin

Arsenali e kompleton transferimin e Konsas, 60 milionë euro për Aston Villan

Arsenali e kompleton transferimin e Konsas, 60 milionë euro për Aston Villan

Infantino sërish pjesë e një skandali tjetër të FIFA-së

Infantino sërish pjesë e një skandali tjetër të FIFA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën