TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama në Parlamentin izraelit: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

by teve1
2 orë ago
0
A A
Rama në Parlamentin izraelit: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Izrael, ku mbajti një fjalim të gjatë dhe të ngarkuar me emocione në një seancë speciale të parlamentit izraelit, Knesset.

Seanca u hap me fjalimet e Kryetarit të Knessetit, Amir Ohana, dhe Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rama, i emocionuar nga mikpritja, e cilësoi këtë moment si një nder të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

“Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfej se e kam të vështirë të besoj që e meritoj një pritje të tillë. Por, jam i sigurt se Shqipëria, të cilën unë e përfaqësoj me krenari, dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që kanë bërë aq shumë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit,” tha Rama, duke shtuar se emocionet e bënin të ndihej sikur ndodhej para një provimi oratorie.

Në vijim të fjalës së tij, ai shtoi: “Ka edhe arsye të tjera përse gjunjtë e mi dridhen. Për të qenë i sinqertë, e dija që e folura ime këtu do të ishte një test, pasi po flas para njërit prej 5 njerëzve me aftësitë më të mëdha në botë. Falënderime të përzemërta për fjalët që shprehët ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime është e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq.”

Gjithashtu, Rama falënderoi Izraelin për ndihmën e dhënë gjatë sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë: “Më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit masiv kibernetik të Iranit kundër vendit tonë.”

Kryeministri e cilësoi Shqipërinë si një busull orientimi dhe shembull të bashkëjetesës fetare. Ai njoftoi se në qytetin e Vlorës do të hapet një muze për të përkujtuar veprën e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve.

“Me të njëjtën krenari do të hapim në Vlorë muzeun për veprën shpëtimtare të popullit shqiptar ndaj hebrenjve. Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territorin e saj sesa kur nisi lufta,” theksoi Rama.

Duke folur për harmoninë fetare, ai solli një shembull personal: “Unë nuk jam mysliman, jam katolik, por gjysma ime më e mirë është myslimane. Dy fëmijët tanë më të rritur janë të krishterë ortodoksë. Nuk do të ishte çudi që djali im 11-vjeçar të zgjidhte një ditë besimin hebre, por do të ishte po aq pozitive të bëhej mysliman apo i krishterë. Kjo është një histori normale shqiptare. Ati i Shenjtë, Papa Françesku, nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një vëllazëri fetare.”

Rama kujtoi sakrificat e të parëve, duke theksuar se në kohë të errëta, kur makineria naziste u ishte vënë pas, shqiptarët zgjodhën të mbronin hebrenjtë, edhe pse shumica e popullsisë ishte myslimane dhe jetonte në varfëri.

“Është krim dhe vepër e rëndë të përjashtosh dhe të dënosh tjetrin nga shoqëria. Ju mundët të gjenit miq te shqiptarët kur një makineri vrasëse ishte pas jush. Kjo ndodhi kur Shqipëria ishte me shumicë myslimane; ‘më mirë të vdesim se të dorëzojmë hebrenjtë’, thanë myslimanët shqiptarë të asaj kohe. Njerëzit tanë ishin të varfër, nuk kishin fuqi, nuk kishin kufij strategjikë, por kuptonin diçka thelbësore: që po të shihje fytyrën e një njeriu në rrezik, duhet ta ndihmoje,” u shpreh ai.

“Gjyshërit tanë zgjodhën rrugën e përgjegjësisë dhe humanizmit; ata e mbajtën atë cep të botës që quhet Shqipëri njerëzor. Ne e dinim mirë që jeta është dhuratë nga Zoti dhe duhet të bëjmë diçka të çmuar në këtë tokë. Kemi integruar edukimin për Holokaustin në shkollat tona. Kjo nismë është e frymëzuar nga gjyshërit tanë myslimanë dhe të krishterë që rrezikuan jetën për hebrenjtë, por nuk është vetëm për hebrenjtë; e bëmë për të gjithë, edhe për iranianët,” tha kryeministri.

Rama nënvizoi se Shqipëria ka treguar humanizëm duke u dhënë strehim mijëra iranianëve, pavarësisht rreziqeve – një vendim që solli sulme të egra kibernetike, të cilat u përballuan me vendosmëri, ndërsa çdo lidhje me regjimin e Khameneit është ndërprerë plotësisht.

“Kjo është arsyeja që u kemi dhënë mijëra iranianëve strehim dhe mbrojtje. Nuk është diçka që e kemi bërë pa rrezik, dhe nuk është pa rrezik as sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik, nuk është veprim pa kosto. Ne u rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që të mos reagonim në mënyrë të nxituar ndaj Iranit, sepse ata janë shtet i madh, por ne kemi ndërprerë çdo lidhje me regjimin e Khameneit.”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se, pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk mund të arrihet apo të zgjasë.

Në Knesset, Rama bëri një paralelizëm mes tuneleve të Gazës dhe atyre të diktaturës në Shqipëri.

“Më lejoni t’ju çoj larg Jerusalemit, në qendër të Tiranës. Atje është një tunel i ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit ose për t’u strehuar nga ndonjë sulm, vepër e një regjimi që kishte frikë nga çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë të reflektoj. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje. Fajtori është Hamasi dhe askush tjetër.”

Gjatë fjalimit historik, Rama bëri thirrje të fuqishme për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke e cilësuar pajtimin si rrugën e vetme drejt suksesit dhe së ardhmes.

“Siç e hapa me fjalët e një martiri arab për paqen, dua ta mbyll me fjalët e një martiri izraelit: nga thellësia e zemrave tona ne u flasim të gjithë qytetarëve… edhe palestinezëve, që t’i japin fund akteve të dhunës, t’i japin një shans të ri jetës, të ruajnë dhe të veprojnë me dinjitet njerëzor. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, u bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe. Palestinezët jetofshin me dinjitet në vendet e tyre! Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen! Amen!” tha Rama.

Kreu i qeverisë rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në Rripin e Gazës.

“Vij këtu pasi Kuvendi miratoi vendimin për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes dhe për ta bërë Shqipërinë vend themelues të tij, me qëllim që të kontribuojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës dhe rajonin,” përfundoi ai./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrat izraelit kritikojnë “naivitetin” e SHBA-së, kërkojnë kërkon kontroll ushtarak të Gazës

Ministrat izraelit kritikojnë “naivitetin” e SHBA-së, kërkojnë kërkon kontroll ushtarak të Gazës

Rutte paralajmëron BE-në: Mbrojtja evropiane pa SHBA-në është iluzion

Rutte paralajmëron BE-në: Mbrojtja evropiane pa SHBA-në është iluzion

EBA thonë se nuk do të lejojnë përdorimin e territorit apo hapësirës ajrore për sulme ndaj Iranit

EBA thonë se nuk do të lejojnë përdorimin e territorit apo hapësirës ajrore për sulme ndaj Iranit

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën