TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë, do kishte luftë për territore

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Ahmeti: Mu vendos në tavolinë ndarja e Maqedonisë, por nuk ishte zgjidhje e mirë, do kishte luftë për territore

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka zbuluar se para nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit i është propozuar në tavolinë ndarja e Maqedonisë.

Në një intervistë ekskluzive në A2 CNN ai tha se kjo do të sillte pasoja të rënda.

Ahmeti theksoi se propozimi i kishte ardhur nga qeveria e atëhershme maqedonase, e drejtuar nga Ljubčo Georgievski, por u refuzua pasi sipas tij do të çonte në luftë për territore dhe zhvendosje masive të popullsisë.

“Ne kemi pranuar marrëveshjen paqësore të Ohrit si zgjidhje më e mirë, vërtetë kompromis, por zgjidhja tjetër nuk ishte aq e lumtur, nuk ishte aq e mirë, por ishte e dhimbshme edhe për maqedonët edhe për shqiptarët, sepse mua mu vendos në tavolinë propozimin për ndarjen e Maqedonisë, nga qeveria e Maqedonisë, kryeministër Gjeorgjevski. Mirëpo nuk ishte zgjidhja më e mirë, ishte zgjidhje që do shkaktonte përplasje shumë më të mëdha. do merrte shumë jetë njerëzish sepse lufta do zhvillohej për territore. Sepse ai propozim i Georgevskit e përkufizonte dhe nga 30% shqiptarët sa janë në Republikën e Maqedonisë në një hapësirë territori diku rreth pesë gjashtë % kryesisht ishte Tetovë, Gustivar dhe vendlindja ime Zajazi dhe Oslomeja. Po pa Kërçovën, pa Strugën, pa Shkupin, pa Kumanovën, pa Prespën, pa Manastirin, pa Velesin që Ohrin. E dhimbshme për të dy palët. Duheshe të dëbohen 260.000 shqiptarë nga tokat e veta dhe 60.000 maqedonas të dëbohen gjithashtu nga tokat e veta që jetonin në pjesën e me shumicë shqiptare. Dhimbja do ishte e njëjtë për të dy palët”.

Sipas Ahmetit, zgjidhja më e mirë mbeti Marrëveshja e Ohrit, pavarësisht se ishte kompromis dhe nuk kënaqi plotësisht asnjërën palë.

Ahmeti kujtoi se marrëveshja solli përparime të rëndësishme për shqiptarët, si legalizimi i Universitetit të Tetovës, rritja e përfaqësimit në institucione dhe përdorimi më i gjerë i gjuhës shqipe.

“Nuk jam i penduar sepse nuk i shkaktova dhimbje më të mëdha as shqiptarëve, por as edhe maqedonasve. Nuk u shkaktova dhimbje dhe nuk pendohem për këtë zgjidhje. Dhe marrëveshja përparoi mjaft. U legalizua Universiteti i Tetovës. Gjuha shqipe hyri në fillimet e saj në përdorim, në institucionet e shtetit, presidenca, qeveria, kuvendi, të gjitha janë edhe në gjuhën shqipe. Materialet filluan të komunikojnë, pasi u miratua ligji përdorimin e gjuhëve, se para përdorimit të gjuhëve ishte përdorimi i kufizuar. Shqiptarët përparuan në administratë nga 2%, 1%, 0.5%, 5% nëpër institucion që ishin të përfaqësuar shkoi përfaqësimi në 21-22%. Pas miratimit të ligjit të gjitha institucionet qëndrore të gjithë me mbishkrim në gjuhën shqipe, ministritë, filloi komunikimi me komunat në dy gjuhët edhe në gjuhën shqipe, sepse se gjuha shqipe sipas marrëveshjes së nënshkruar dhe të garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO, gjuhën të cilën e flasin mbi 20% në Republikën e Maqedonisë atëherë ishte ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj në të gjitha institucionet shtetërore, në të gjitha nivelet, siç do të përcaktohet me ligj dhe ne për 15 vite nuk e kemi mbyllur ligjin e gjuhës, e kemi avancuar, kemi bërë ca hapa”, theksoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën