Zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës, tha ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Zëvëndëskryeministri Konjufca i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president, raporton KosovaPress.
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha ai.
28 prilli është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja.
Pavarësisht disa takimeve të zhvilluar nga kreu i LVV-së me atë të PDK-së e LDK-së, liderët nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.









