Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kamerat e instaluara në kryeqytet kanë ndikuar në rënien e rasteve kriminale.
Kështu ka bërë të ditur ai nga takimi me drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Rama ka thënë se projekti i instalimit të kamerave do të zgjerohet edhe gjatë këtij viti, me synim që të rritet siguria në kryeqytet.
“KAMERAT E INSTALUARA NË KRYEQYTET KANË NDIKUAR NË RËNIEN E RASTEVE KRIMINALE. Sot në takimin e rregullt me drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, u informuam për rënie të veprave kriminale gjatë dy muajve të parë të këtij viti, duke theksuar se një rol të rëndësishëm në këtë trend pozitiv ka pasur edhe projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë, bashkëpunim mes Kryeqyteti Prishtina dhe Policisë së Kosovës, i cili ka nisur të implementohet nga nëntori i vitit 2025. Projekti i instalimit të kamerave do të zgjerohet edhe gjatë këtij viti, me synimin që të rritet siguria në Kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook./teve1.info/








