TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar rëndësinë monumentale të organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, duke detajuar punën e vazhdueshme, projektet infrastrukturore dhe sfidat e përgatitjeve.

Takimi i fundit me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare shënon një hap kyç në finalizimin e planifikimit për këtë ngjarje historike.

I pari i Komunës së Prishtinës ka shtuar se Lojërat Mesdhetare 2030, përfaqësojnë një ngjarje madhore që tejkalon rëndësinë lokale dhe paraqesin një mundësi të artë për t’u shfaqur para botës.

Rama ka folur edhe për përfundimet e punës së fundit të konsultimit, duke detajuar numrin e lojërave të ndryshme që do të inkuadrohen dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë për disiplinat specifike.

“Po i diskutojmë mundësitë e inkuadrimit të lojërave të ndryshme, pra flitet këtu diku rreth 22 deri 24 lojëra të ndryshme, të cilat do të ndodhin në kryeqytet dhe në pjesë të ndryshme të Kosovës, e po ashtu e dimë që për sailing, pra për lundrim, e kemi edhe Durrësin si pjesë të propozimeve për Lojërat Mesdhetare në kryeqytet në vitin 2030. Pra janë të gjitha këto diskutimet, prezantimet edhe vendimmarrjet për përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.”, deklaroi ai.

Tutje, kryetari ka folur edhe për planet infrastrukturore, veçanërisht për stadiumin e ri që do të ndërtohet në kuadër të Fshatit Olimpik. Ai thekson se ky stadium plotëson kushtet për të qenë edhe stadiumi kombëtar i vendit.

“Unë mund të flas për stadiumin e ri të Prishtinës, të cilin e kemi pjesë të masterplanit në Fshatin Olimpik edhe këtë jemi duke e shtyrë përpara. Ky normal që mundet të jetë edhe stadiumi kombëtar i vendit sepse po e kemi planifikuar me një kapacitet prej 25 mijë ulëseve, edhe këtë po e shtyjmë përpara. Ky i duhet kryeqytetit dhe normal që mund të përdoret edhe si stadium kombëtar, nëse po them qeveria edhe pajtohet edhe vendosë që të bashkëpunojnë me ne dhe ta shtyjmë këtë proces përpara…Nëse vendosin që stadiumi kombëtar të jetë diku tjetër, normalisht edhe ajo është e mirëseardhur sepse sa më shumë që të zhvillojmë kapacitet infrastrukturor për të gjithë Kosovën, aq më mirë për secilin qytetar, për secilin qytet dhe për vendin tonë”, deklaroi në fund Rama.

Lojërat Mesdhetare 2030 përbëjnë ngjarjen më të madhe sportive që ka marrë ndonjëherë Kosova përsipër, një provë e rëndësishme e kapacitetit organizativ të shtetit dhe një mundësi unike për të investuar në infrastrukturë moderne, zhvillim sportiv dhe promovim ndërkombëtar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën