TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama e quan hakmarrje politike të Qeverisë bllokimin e buxhetit të Prishtinës

nga teve1
2 muaj më parë
1
A A
Rama e quan hakmarrje politike të Qeverisë bllokimin e buxhetit të Prishtinës

Hakmarrje politike dhe shkelje flagrante të të drejtave të qytetarëve për shërbime dhe mirëqenie e ka quajtur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bllokimin e buxhetit të kryeqytetit.

Sipas Ramës kjo nuk është më një vonesë procedurale, por një bllokadë e qëllimshme që po dëmton drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve.

Reklamë

“Prej më shumë se gjysmë viti, Prishtina është pa buxhet. Çerdhet dhe kopshtet nuk kanë më fonde për të siguruar ushqim për fëmijët. Programet sociale janë bllokuar. Familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, artistët dhe sportistët kanë mbetur pa asnjë mbështetje institucionale. Rreziku është alarmant dhe prek të gjitha shërbimet jetike në Kryeqytet: qendrat e kujdesit shëndetësor dhe transporti publik rrezikojnë shërbimin dhe arsimi parashkollor është në vështërsi. Të gjitha shërbimet jetike janë prekur nga bllokada e qeverisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej ai ka bërë të ditur se përtej buxhetit qendror, janë bllokuar edhe të hyrat vetanake të Komunës së Prishtinës ‘të mbledhura nga vetë kontributi i qytetarëve’.

“Kryeqytetit i bllokohet buxheti i nevojshëm për të paguar faturat e saj elementare. Një ndalese e jashtëligjshme e  motivuar politikisht, që qëllimshëm po paralizon funksionimin institucional. Ky është një akt i paprecedent dhe i papranueshëm që i shndërron qytetarët në pengje të një kalkulimi politik.Një bllokadë e tillë administrative, e motivuar nga interesa elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka tejkaluar çdo kufi të arsyes, etikës dhe përgjegjësisë njerëzore e institucionale. Kryeqyteti po ndëshkohet sepse nuk qeveriset nga strukturat qendrore të pushtetit aktual.Ne jemi dëshmitarë të një dështimi institucional dhe një kërcënimi serioz për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të Kryeqytetit”, ka shtuar Rama.

Megjithatë, Rama ka theksuar se nuk do të lejojnë që qytetarët të penalizohen, pasi sipas tij kjo qasje nuk ndëshkon vetëm një kryetar komune, por një qytet të tërë.

“Në një situatë ku llogaria politike mbizotëron mbi interesin publik, ne mbetemi të vendosur të mbrojmë qytetarët e Kryeqytetit”, është shprehur Rama.

Ai ka njoftuar se për të tretën herë me radhë, i janë drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me kërkesën që të veprojë në përputhje me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025 dhe të ofrojë një zgjidhje urgjente dhe ligjore, jo të prodhojë pengesa të reja.

“Ne do të përdorim çdo mjet ligjor dhe institucional për të mbrojtur qytetarët tanë nga kjo padrejtësi flagrante dhe luftë e ulët politike. Ky nuk është vetëm detyrimi ynë institucional. Është detyrimi ynë moral”, ka thënë Rama./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

​Parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 30°C, moti për nesër

Zvogëlohen pritjet në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Zvogëlohen pritjet në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës, refuzon Zvicrën

Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës, refuzon Zvicrën

“Info Nata” – 25.08.2025

“Info Nata” – 25.08.2025

Liverpooli fiton lojën e tensionuar e me shumë rivalitet ndaj Newcastle Utd

Liverpooli fiton lojën e tensionuar e me shumë rivalitet ndaj Newcastle Utd

​Parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 30°C, moti për nesër

“Matrix”- 25.08.2025

“Matrix”- 25.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X