Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Rama në Facebook tha se në këtë takim diskutuan për angazhimin e përbashkët për fuqizimin e grave dhe përfshirjen e tyre në pozita drejtuese.
Teksa ka thënë se mirëpret thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.
“Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së 🇽🇰, Dr. Vjosa Osmani.Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim”, ka shkruar ai./teve1.info./