TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Ballkani i Hapur, projekt bashkëjetese në paqe

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rama: Ballkani i Hapur, projekt bashkëjetese në paqe

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Presidenti serb Vuçiç, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Abazoviç e zyrtarë të tjerë marrin pjesë në panairin e verës.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryeministri shqiptar u shpreh se Ballkani i Hapur është një projekt paqeje.

Sipas Ramës, vendet e Ballkanit, të cilat i krahasoi me një lagje të vogël të Europës, tha se është koha për të bashkuar qytetarët dhe jo për t’i kthyer krahët njëri-tjetrit.

“Përpara se sa të vija këtu po shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur ekipi im edhe vendosa që të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri-tjetrit se kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri. Ndërkohë që një gjë e kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Të gjitha vendet tona janë këtu për të qëndruar edhe pas nesh, edhe shumë e shumë vite e shekuj pas nesh. Si të qëndrojë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë së bashku në të njëjtën lagje të Europës? Besoj që edhe në këtë panair është e qartë që më mirë kështu së bashku duke afruar njerëzit se sa ashtu siç kemi qëndruar më parë me kurriz nga njëri-tjetri dhe me shumë konflikte dhe luftëra në mes. Ballkani i Hapur është një projekt paqeje dhe është një projekt bashkëjetese në paqe, i një vizioni të përbashkët për të ardhmen që kjo lagje e vogël në mes të Europës të mos vuajë më nga hijet e të shkuarës”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Vuçiç, vlerësoi punën e bërë për organizimin e panairit të verës.

“Qindra njerëz investuan përpjekje të jashtëzakonshme, punë, energji. Janë këta njerëz që kanë punuar ditë e natë për të organizuar këtë eveniment kështu sic është. Ka pasur nga ata që kanë qenë kundër kësaj. Për arsye të ndryshme politike shumë njerëzve nuk u pëlqeu kjo ide, por nuk mund të fitosh diçka që vjen natyrshëm. Kjo na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit. Është në interesin tonë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt. Do vijojmë të punojmë për Ballkanin e Hapur”, tha Vuçiç.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se ky panair i verës do të shërbejë edhe për të vendosur kontakte me biznese të tjera ndërkombëtare.

“Sot kemi mundësi të barabarta për të paraqitur në këtë panair produktet dhe mundësi e madhe për kontakte biznesi në nivel ndërkombëtar. Marrëveshje të reja, duke investuar dhe u zgjeruar. Shpresoj që ky panair të shndërrohet në traditë dhe të ofrojë gjithmonë e më shumë mundësi bashkëpunimi”. /tvklan.al/

 

 

Tags: ballkani i hapurEdi Rama
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump njofton armëpushim të menjëhershëm për objektivat energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky thotë se Ukraina do të ndalojë së sulmuari rafineritë nëse Rusia ndalon sulmet energjetike

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

City fitore bindëse kundër Liverpoolit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën