tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Gjykata e BE-së: Turistët mund të rimbursohen për masat kufizuese ndaj COVID-19

tëvë1 nga tëvë1
12/01/2023
A A
Gjykata e BE-së: Turistët mund të rimbursohen për masat kufizuese ndaj COVID-19
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi për këtë pasi u pyet për mendimin e saj nga një gjykatë në Gjermani.

Gjykata e Mynihut po shqyrton rastin e dy personave që blenë një paketë pushimi dy javore për ishullin spanjoll të Gran Canaria duke filluar nga 13 mars 2020, pikërisht kur pandemia goditi Evropën.

Ata po kërkojnë një rimbursim prej 70 për qind të çmimit për shkak të kufizimeve që u vendosën atje dy ditë më vonë dhe kthimit të tyre të hershëm nga udhëtimi

Kur kufizimet u vendosën më 15 mars, plazhet u mbyllën dhe u vendos një orar për lëvizje, paditësit u lejuan të dilnin nga dhoma e tyre e hotelit vetëm për të ngrënë, tha gjykata e BE-së.

Më 18 mars atyre u thanë që duhet të përgatiteshin të largoheshin në çdo moment dhe dy ditë më pas duhej të ktheheshin në Gjermani.

Kompania turistike refuzoi rimbursimin e kërkuar me arsyetimin se nuk mund të mbahej përgjegjëse për një “rrezik të përgjithshëm të jetës”.

Gjykata e BE-së konstatoi se “një udhëtar ka të drejtë për një ulje të çmimit të paketës së tij kur mungesa e shërbimeve të udhëtimit të përfshira në paketë është për shkak të kufizimeve që janë vendosur në destinacionin e udhëtimit për të luftuar përhapjen e një sëmundjeje infektive, siç është COVID-19.”

Ajo tha se nuk ka rëndësi nëse kufizime të ngjashme vendosen në vendin e banimit të udhëtarit apo në vende të tjera.

Gjykata gjermane tani do të duhet të vlerësojë nëse kufizimet në rastin konkret në fjalë mund të përbëjnë “dështim për të kryer detyrimet e kontratës nga organizatori i udhëtimit”.

Së fundmi është regjistruar një rritje e madhe e rasteve të reja me koronavirus që shkakton sëmundjen COVID-19./rel

Të ngjashëm

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur mbi 1 mijë e 800
RAJONI/BOTA

Turqia merr oferta ndihme për tërmetet nga afro 100 vende

09/02/2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë
LAJMET

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë

09/02/2023
Tërmet i fuqishëm në Turqi
RAJONI/BOTA

Tërmet në Shqipëri

09/02/2023
Për sa kohë mund të mbijetojnë njerëzit në rrënoja? Përgjigjen ekspertët
LAJMET

Për sa kohë mund të mbijetojnë njerëzit në rrënoja? Përgjigjen ekspertët

09/02/2023
Krasniqi shpreh ngushëllime për popullin turk në Ambasadën e Turqisë në Kosovë
RAJONI/BOTA

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri kalon mbi 16 mijë

09/02/2023
Zelensky do të marrë pjesë në samitin e BE-së për të kërkuar armë dhe avionë luftarakë
RAJONI/BOTA

Zelensky do të marrë pjesë në samitin e BE-së për të kërkuar armë dhe avionë luftarakë

09/02/2023
Arrestohet një mjek në Prizren, i mori 10 mijë euro për ta punësuar një femër në Spitalin e Prizrenit

Arrestohet një mjek në Prizren, i mori 10 mijë euro për ta punësuar një femër në Spitalin e Prizrenit

09/02/2023
0

Teve1.info raportoi se policia e ka arrestuar një person në Korishë të Prizrenit nën dyshimin se ka kryer veprën penale...

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur mbi 1 mijë e 800

Turqia merr oferta ndihme për tërmetet nga afro 100 vende

09/02/2023
0

Rreth 95 vende dhe 16 organizata ndërkombëtare kanë premtuar ndihmë për Turqinë pas tërmetit shkatërrues të kësaj jave, tha të...

Vitia: Nuk ka problem me furnizim të insulinave

Vitia: Nuk ka problem me furnizim të insulinave

09/02/2023
0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot u shpreh se çështja e mungesës së insulinave është problem që disa vite, por...

MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut

MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut

09/02/2023
0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diapsorës së Kosovës (MPJD) ka bërë të ditur se shtetasit e Kosovës, me të...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.