Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtës së Shqipërisë, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.
Ai njoftoi se edhe 240 trupa të Forcave të Armatosura dhe 25 mjete janë angazhuar si ndihmë për forcat emergjente për të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet.
“Rreth 240 trupa të Forcave të Armatosura dhe 25 mjete janë angazhuar në terren përkrah forcave të emergjencave civile të bashkive, forcave policore për të ndihmuar popullsinë e prekur nga pasojat e reshjeve intensive që vijuan gjatë gjithë natës. Rreth 50 familje janë evakuuar në Shkodër. Po monitorohet me shumë vëmendje niveli i lumenjve, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për qarkullimin e qytetarëve në veri të vendit. Do të jemi gjatë gjithë kohës në terren për të parë ecurinë dhe nevojat për ndërhyrje”, ka shkruar ai./teve1.info/