Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Bayerni nuk i ndahet rezultatit 1:1, ndeshja e tretë radhazi me shifra identike
    • BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të Kinës
    • Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe
    • Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme
    • Prishtina së shpejti me market social
    • Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”
    • Buzëqesh Rashica, shënon golin e parë në Superligën e Turqisë
    • Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve
    • Lautaro bën dopietë, Interi përmbys Cremonesen!
    • Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Agjencia ruse urdhëron mediat t’i fshijnë artikujt me fjalët “sulm” dhe “pushtim”
    RAJONI/BOTA 26/02/2022

    Agjencia ruse urdhëron mediat t’i fshijnë artikujt me fjalët “sulm” dhe “pushtim”

    Agjencia ruse e monitorimit të medieve, Roskomnadzor, ka urdhëruar mediat që t’i fshijnë artikujt që përdorin fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte”.
    Facebook Twitter Email

    Kjo agjenci ka deklaruar se ka nisur hetime për “rihapjen e informacioneve jo të besueshme” ndaj gazetës së pavarur Novaya Gazeta dhe medieve të tjera si: Ekho Moskvy, InoSMI, Mediazona, New Times e Dozhd.

    Këto media akuzohen për publikimin e “informacioneve të pasakta në lidhje me granatimet e qyteteve të Ukrainës dhe viktimat civile në Ukrainë, si rezultat i veprimeve të ushtrisë ruse”.

    Nëse mediat refuzojnë t’i fshijnë raportet, Roskomnadzor kërcënoi se do t’i bllokojë ato.

    Roskomnadzor tha se mediat mund të gjejnë “informacione të besueshme” vetëm nga “agjencitë zyrtare të informimit”, raporton REL.

    Rreth 100 gazetarë rusë, duke përfshirë disa nga mediat shtetërore si TASS dhe RT, nënshkruan një letër të hapur, duke dënuar “operacionin ushtarak që Rusia ka nisur kundër Ukrainës”.

    Një ditë më parë, Roskomnadzor paralajmëroi se qasja në Facebook në Rusi do të kufizohet, sepse gjiganti i mediave sociale ka bllokuar llogaritë zyrtare të disa mediave shtetërore ruse, përfshirë RIA Novosti-n dhe kanalin televiziv të Ministrisë së Mbrojtjes, Zvezda.

    Gati 700,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion rus në internet, duke bërë thirrje që publiku të flasë kundër luftës në Ukrainë.

    Qeveria ruse nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për humbjet ushtarake ruse gjatë ofensivës në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt./teve1.info/

    Mediat ne rusi Roskomnadzor Sulmet ruse ne Ukraine
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe

    28/01/2023

    Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme

    28/01/2023

    Prishtina së shpejti me market social

    28/01/2023

    Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”

    28/01/2023

    Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve

    28/01/2023

    Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë

    28/01/2023

    Hajdari në takim me delegacionin kroat, bisedojnë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.