TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rahoveci me projekte për përmirësimin e mjedisit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rahoveci me projekte për përmirësimin e mjedisit

Marrëveshja në mes të Komunës së Rahovecit, Caritasit Zvicera dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

Përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Latifi ka shkruar se me Zëvendësdrejtorin e Departamentit për Zhvillim Rajonal në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ylber Çitaku dhe Menaxherin e Programit të organizatës së Caritasit Zviceran, Kreshnik Basha, ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi për komunën që e drejton.

“Marrëveshja e parë e bashkëpunimit ka të bëj me edukimin mjedisor, përmes fillimit të zbatimit të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” (YENI). Përmes këtij projekti, Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) ka synim të përmirësojë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit përmes angazhimit të të rinjve në shkollat e mesme dhe fuqizimin e rolit të të rinjve ndaj ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, përmes këtij projekti të fituar nga komuna, në 3 Shkolla të Mesme të Larta do të themelohen Klubet ekologjike, klube këto që përbëhen kryesisht nga nxënësit dhe mësimdhënësit e bilologjisë/ekologjisë, t♪7 cilëve do t’u ofrohen module trajnuese, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre. Do t’u ofrohet mbështetje për përpilimin dhe realizimin e projekteve mjedisore në shkollat e tyre dhe mbështetje për përpilimin e planeve rinore në mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e tyre në Planin Lokal për Veprim në Mjedis.

Kurse, marrëveshja e dytë e bashkëpunimit ka të bëj me fillimin e zbatimit të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”.

Për secilin projekt nga 3 shkollat, Caritasi Zviceran do të sigurojë 90 për qind të mjeteve financiare, ndërsa Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, do të sigurojë 10 për qind.

Vlera e përgjithshme e secilit projekt është 4 mijë e 400 Euro, ndërsa për të 3 Shkollat e Mesme të Larta, vlera është 13 mijë e 200 Euro, ka shkruar ndër të tjera Smajl Latifi në Facebook.

Tags: Caritasi ZviceranKomuna e RahovecitMinistria e Zhvillimit Rajonal
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahja e të moshuarës në Pejë – Dënohet Aurona Pelaj, lirohen dy infermieret tjera

Rrahja e të moshuarës në Pejë – Dënohet Aurona Pelaj, lirohen dy infermieret tjera

Osmani thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për dorëheqjen e Abdixhikut

Osmani thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për dorëheqjen e Abdixhikut

Traktor në rrugë, qumështi para ministrisë, krejt çka ndodhi në protestën fermerëve që përfundoi me marrëveshje

Traktor në rrugë, qumështi para ministrisë, krejt çka ndodhi në protestën fermerëve që përfundoi me marrëveshje

Figura e myftiut Tërnava përdoret për reklamim të produkteve, BIK: Videot nuk paraqesin realitetin

Figura e myftiut Tërnava përdoret për reklamim të produkteve, BIK: Videot nuk paraqesin realitetin

Dita e 37-të e protestës në Tiranë, thirrje për dorëheqje të qeverisë

Emisioni “Matrix” 06.07.2026

Emisioni “Matrix” 06.07.2026

Traktor në rrugë, qumështi para ministrisë, krejt çka ndodhi në protestën fermerëve që përfundoi me marrëveshje

Traktor në rrugë, qumështi para ministrisë, krejt çka ndodhi në protestën fermerëve që përfundoi me marrëveshje

Figura e myftiut Tërnava përdoret për reklamim të produkteve, BIK: Videot nuk paraqesin realitetin

Figura e myftiut Tërnava përdoret për reklamim të produkteve, BIK: Videot nuk paraqesin realitetin

Auto Draft

Punimet në objektin ku humbi jetën 46-vjeçarja nuk kanë përfunduar që nga viti 2016- detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën