TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Rahoveci e ka bërë të dielën mbrëma një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës në hendboll.

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, para një numri të madh shikuesish, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës. Rezultati në fund ishte 28:25.

Tani Rahovecit i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar titullin e dytë rresht. Ndeshja e dytë është të enjten mbrëma në Ferizaj. Ndërkohë ndeshja e tretë eventuale do të luhet pas një jave në Rahovec.

Kastrioti e nisi ndeshjen me seri 3:0. Por vendasit u përgjigjën shpejt për epërsinë 6:4. Më pas u luajt ndeshje e barabartë deri në minutën e 20-të. Pas barazimit 12:12, vendasit shënuan shtatë gola rresht për ta përfunduar pjesën e parë me epërsi 19:12. Por ferizajasit nuk u dorëzuan. Rritën angazhimin në pjesën e dytë dhe u afruan në tri gola, 24:21. Ia dolën të afrohen disa herë në tri gola, por jo edhe më shumë.

Kështu festa në fund ishte për vendasit.

Mali Luzha ishte më efikasi te Rahoveci me gjashtë gola. Pesë i shënoi Victor Alonso, katër prej tyre nga penalltia. Nga katër i shtuan Alban Haziri, Egzon Gjuka e Jon Muqolli.

Te Kastrioti, Lulzim Shabani i shënoi shtatë gola. Gjashtë i kishte Deniz Terziqi e nga katër Besnik Bytyqi e Beni Sula.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

Haxhiu kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën