TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Radar: Pas Banjskës, Serbia ia dha 8.5 milionë euro kompanisë së RadoiçiqIt

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Radar: Pas Banjskës, Serbia ia dha 8.5 milionë euro kompanisë së RadoiçiqIt

Serbia dy ditë pas sulmit në Banskë ia ka dhënë disa tenderë me vlerë 8.5 milionë euro kompanisë nga Zveçani, “Rad 028”, e cila për shkak të dyshimeve se kontrollohej nga Milan Radoiçiqi është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, ka raportuar e përjavshmja serbe, ‘Radar’.

Sipas kësaj gazete, 8.5 milionë eurot, i janë dhënë kompanisë “Rad 028” për katër ditë. Tenderët janë dhënë për “programin e shpërndarjes dhe përdorimin e stimujve për zhvillim ekonomik për vitin 2023”.

Radoiçiqi e ka marrë përgjegjësinë kryesore për organizimin e sulmit paramilitar serb në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Radoiçiqi është në kërkim nga INTERPOL-i me kërkesë të Kosovës, por vazhdon të endet i lirë në Beograd. Së fundmi, u publikua një fotografi ku ai shihet duke diskutuar me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Gazetë serbe “Radar”shkruan se Qeveria e Serbisë ka qenë bujare me “sipërmarrësit” në veri të Kosovës. Kompania që dyshohej se ishte nën pronësinë e Radoiçiqit, “Rad 028”, në 10 vjetët e fundit ka fituar më shumë se 100 tenderë, të financuar nga buxheti i Serbisë.

Nga viti 2014 deri më 2018, kjo kompani ka fituar “vetëm” 7.1 milionë euro nga buxheti i Serbisë. Por kur Radoiçiqi u bë nënkryetar i Listës Serbe në vitin 2018, vlera e tenderëve të fituar nga kjo kompani është 14-fishuar në 102.6 milionë euro. Pra, deri në konfliktin në Banjskë, vlera e punëve të kontraktuara ka arritur në gati 120 milionë euro, ka shkruar “Radar”.

Që nga janari i këtij viti, nuk ka informacione se kompania nga Zveçani ka marrë ndonjë tender.

Për dallim nga “Rad 028”, kompanitë e themeluara në bashkëpunim mes Radoiçiqit dhe Zheljko Veselinoviqit po vazhdojnë punën pa probleme. E vetmja gjë që ka ndryshuar është struktura e pronësisë. 12 ditë pas konfliktit në Banjskë, Radoiçiqi u largua nga pronësia e kompanive, duke ia lënë vëllezërve Veselinoviq aksionet e plota.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit

Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit

KFOR dhe EULEX stërviten së bashku për procedurat e evakuimit mjekësor në Kosovë

KFOR dhe EULEX stërviten së bashku për procedurat e evakuimit mjekësor në Kosovë

Këto janë vendimet që u morën në seancën e parë të Kuvendit të ri

Këto janë vendimet që u morën në seancën e parë të Kuvendit të ri

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit, vijon ajo e Jakup Krasniqit

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

​Moti sot

Ymeri: Të gjitha blloqet e Kosovës A kanë zero gjenerim

Ymeri: Të gjitha blloqet e Kosovës A kanë zero gjenerim

S’ka entuziazëm në LVV për Vjosa Osmanin – presidentja ka mbështetjen e disa deputetëve të LDK-së.

S’ka entuziazëm në LVV për Vjosa Osmanin – presidentja ka mbështetjen e disa deputetëve të LDK-së.

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën