TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Raçi debuton si titullar te Hajduku, trajneri Garcia i jep notë pozitive

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Raçi debuton si titullar te Hajduku, trajneri Garcia i jep notë pozitive

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar, Ron Raçi, ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë të dielën mbrëma, në fitoren e thellë të Hajdukut të Splitit ndaj Slaven Belupos me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit kroat.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për Raçin, pasi për herë të parë u aktivizua nga minuta e parë te skuadra kroate, duke treguar menjëherë potencialin e tij.

Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e reprezentuesit të Kosovës, duke vlerësuar energjinë dhe talentin e tij, por njëkohësisht theksoi se Raçit i duhet ende kohë dhe punë për të përmirësuar disa detaje në lojën e tij.

“Ai ishte i mirë. Është i talentuar dhe ka shumë energji. Ende duhet të mësojë dhe të kuptojë kërkesat tona, por besoj se së shpejti do të shihni një mbrojtës shumë të mirë. Në disa momente bëri gabime, por menjëherë në aksionin tjetër i korrigjoi. Kjo është shumë e rëndësishme,” tha Garcia, sipas “index.hr”.

Raçi iu bashkua Hajdukut muajin e kaluar, duke u transferuar nga Prishtina për 300 mijë euro, një investim i konsiderueshëm nga klubi kroat për të forcuar mbrojtjen.

Megjithatë, skuadra e tij pati një tronditje të vogël të enjten e kaluar, kur u eliminua nga Dinamo City i Tiranës në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, një sfidë që do t’i shërbejë Hajdukut si mësim për sfidat e ardhshme.

Për Raçin, ky fillim në Kroaci është vetëm hapi i parë drejt afirmimit në një nga kampionatet më të forta të rajonit, dhe tifozët presin që talenti kosovar të shkëlqejë edhe më shumë në muajt që vijnë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku shpallen boksierët e vitit 2025

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku shpallen boksierët e vitit 2025

Shaqiri lë prapa rivalët, lojtari me më së shumti kontribute në ligë

Shaqiri lë prapa rivalët, lojtari me më së shumti kontribute në ligë

Albert Vallçi largohet nga St. Gallen, rikthehet në Austri te Sturm Graz

Albert Vallçi largohet nga St. Gallen, rikthehet në Austri te Sturm Graz

Vazhdon protesta e Cristiano Ronaldos, nuk do të luajë as ndaj Al Ittihad

Vazhdon protesta e Cristiano Ronaldos, nuk do të luajë as ndaj Al Ittihad

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

Manipulimi i zgjedhjeve dhe siguria në rajon, Kryeprokurori i Prizrenit diskuton me KFOR-in zviceran

Manipulimi i zgjedhjeve dhe siguria në rajon, Kryeprokurori i Prizrenit diskuton me KFOR-in zviceran

Aksident në rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me automjetin, lëndohen 3 persona

Aksident në rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me automjetin, lëndohen 3 persona

Arrestohet një person gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë

Arrestohet një person gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë

Kushtetuesja e Speciales refuzon ankesën e Thaçit për shkelje të të drejtave të tij në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Kushtetuesja e Speciales refuzon ankesën e Thaçit për shkelje të të drejtave të tij në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën