TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Një grup qytetarësh është mbledhur sot para ndërtesës së KEDS-it për të protestuar kundër propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Nën brohoritje dhe fishkëllima, protestuesit kërkojnë që tarifat e energjisë të mos rriten, duke theksuar se me pagat dhe pensionet aktuale është e vështirë të përballohet një rritje e tillë.

Marshimi i qytetarëve pritet të vazhdojë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta e sotme është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në bashkëpunim me organizatën “Përpjekja”.

Në njoftimin e tyre paralajmërues, ata kanë kritikuar ashpër kërkesat e njëpasnjëshme të KEDS-it për rritje të tarifave dhe aprovimin e tyre nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

“Që nga viti 2022, faturat e rrymës shtrejtohen çdo vit. KEDS-i kërkon rritje të faturave, ndërsa ZRrE-ja ia aprovon çdo kërkesë, duke e zhvendosur barrën te qytetarët. Ne paguajmë për humbjet e KEDS-it, për keqmenaxhimin e tyre dhe për çdo gabim që bëjnë, ndërkohë që vazhdojmë të përballemi me ndërprerje të furnizimit dhe çmime të larta”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kritikuan gjithashtu përfitimet e KEDS-it nga puna e punëtorëve/eve të KEK-ut, të cilët prodhojnë energjinë, e cila blihet shumë lirë dhe u shitet qytetarëve me çmim të lartë.

“KEDS-i, i ndihmuar nga ZRrE-ja, po tenton të na varfërojë edhe më tej”, kanë theksuar organizatorët.

Ndryshe, në fund të janarit, kompania për furnizim me energji elektrike, KESCO, ka kërkuar një rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë për vitin 2026.

Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në muajt në vijim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Miradi të Fushë Kosovës personi i dyshuar për vjedhje të rëndë

Bastisje për bixhoz në Deçan, sekuestrohet armë automatike – dy persona dërgohen në mbajtje

Bastisje për bixhoz në Deçan, sekuestrohet armë automatike – dy persona dërgohen në mbajtje

2 aksidente me fatalitet në 24-orët e fundit në Kosovë, 32 persona të lënduar

2 aksidente me fatalitet në 24-orët e fundit në Kosovë, 32 persona të lënduar

Ky është çmimi tavan i derivateve për sot dhe nesër

Bie për pak centë çmimi i naftës

Vetplagoset një person në Prishtinë, pranon tretman mjekësor në QKUK

Vdes i mituri në QKUK, ra nga një objekt në Prizren

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 20 minuta

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 20 minuta

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën