TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetet më të mira për jetë në botë 2025

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Qytetet më të mira për jetë në botë 2025

Pas tri vjet në krye të listës vjetore të Njësisë së Inteligjencës Ekonomike (EIU), kryeqyteti austriak është mposhtur nga Kopenhaga.

Kryeqyteti danez ka marrë vendin e parë në qytetet më të mirë për jetë në botë për 2025.

Dhjetë qytetet më të mira për vitin 2025:

Kopenhagë, Danimarkë

Vjenë, Austri

Cyrih, Zvicër

Melburn, Australi

Gjenevë, Zvicër

Sidnei, Australi

Osakë, Japoni

Okland, Zelanda e Re

Adelaide, Australi

Vankuver, Kanada

EIU, një organizatë simotër e revistës The Economist, renditi 173 qytete në të gjithë botën bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë shëndetin, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin.

Kopenhaga triumfoi pasi mori rezultate “perfekte” për stabilitetin, arsimin dhe infrastrukturën, ndërsa Vjena ndau vendin e dytë me qytetin zviceran të Cyrihut.

Pse Vjena nuk është në vendin e parë këtë vit?

Ndërsa qyteti austriak performoi mirë në shumicën e kategorive, rezultati i tij i stabilitetit ra ndjeshëm, ndërsa Kopenhaga shënoi një rezultat të lartë në të gjitha seksionet. Rënia e ndjeshme e rezultateve të stabilitetit iu atribuua incidenteve të fundit në Vjenë, përfshirë një kërcënim me bombë në një koncert të Taylor Swift verën e kaluar, gjë që çoi në anulimin e ngjarjes.

“Cilësia globale e jetës mbeti e pandryshuar gjatë vitit të kaluar, dhe ashtu si në vitin 2024, rezultatet e stabilitetit ranë globalisht. Presioni mbi stabilitetin ka bërë që Vjena të humbasë pozicionin e saj si qyteti më i mirë për të jetuar pas tre vitesh”, tha Barsali Bhattacharyya, zëvendësdrejtor në EIU.

Damasku, Siri, vazhdoi të renditej si qyteti më pak i mirë për jetë në botë. Tripoli, Libi, u rendit pak sipër tij. Kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, ishte i treti nga fundi, ndërsa Karaçi, Pakistan, dhe Algjeri, Algjeri, u renditën si qytetet e katërta dhe të pesta më pak të jetueshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bëjeni vetë në shtëpi pastruesin natyral për fytyrë

Bëjeni vetë në shtëpi pastruesin natyral për fytyrë

Pesë shenja që tregojnë se dikush është xheloz për ju

Pesë shenja që tregojnë se dikush është xheloz për ju

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

Emisioni “Info Nata” 25.03.2026

Emisioni “Info Nata” 25.03.2026

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Vendimi i Kushtetueses balancon situatën dhe u jep kohë institucioneve

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën