Një qytetar nga Fushë Kosova është ankuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur tri vetura me targa vendore.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të dyshuar të panjohur i janë vjedhur tri vetura me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim të policisë.