TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetari dhuron parcelë për varreza, e bartë si pronë të Bashkësisë Islame

Afrim Arifi nga fshati Llabjan i Novobërdës ka dhuruar sot një parcelë për Bashkësinë Islame, dedikuar këtij fshati në shërbim të varrezave. Në përurimin e punimeve, përveç banorëve dhe imamit të xhamisë së fshatit, i pranishëm ishte edhe kryeimami i Kosovës, Vedat Sahiti.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Qytetari dhuron parcelë për varreza, e bartë si pronë të Bashkësisë Islame

Në ditën më të rëndësishme të javës për myslimanët, vendosi të dhurojë një parcelë për varreza.

Pas faljes së namazit të xhumasë,  Afrim Arifi bashkë me hoxhallarë e mori rrugën drejt kësaj toke.

E gjithë kjo iu dedikua fshatit Llabjan të Novobërdës, vendi edhe nga ku vjen Arifi.

E para se të bëhet pranim dorëzimi, arkitekti i këtij projekti, po tregonte detaje të pranishmëve.

Kryeimami Vedat Sahiti, tha se kjo parcelë u bartë edhe si pronë e Bashkësisë Islame.

“Jemi të bekuar të jemi në mesin tuaj për të përuruar një punë madhore që ka bërë vëllau jonë Afrimi duke dedikuar dhe ndarë nga pasuria e tij e shenjtë dhe e çmuar një pjesë për të ndarë këtë parcelë për varreza dhe të njëjtën e ka bartë edhe si pronë në Bashkësinë Islame të Kosovës. Me këtë e ka dëshmuar besimin e tij të plotë”, tha Sahiti.

I pranishëm ishte edhe ish kryetari i kësaj komune, Bajrush Ymeri.

“Ne këtu afër kemi pasë edhe pronë komunale që kemi mundur me dhënë në shërbim por ky nuk ka dashtë me marrë në shërbim por ka dashtë me ble vet pronën dhe me investu vet këtu ku po bëhet sot përurimi i këtyre punimeve të sotshme”, tha Ymeri.

Gjithë këtë vepër e vlerësoi edhe imami i xhamisë në Llabjan.

Sipas tij, kjo dëshmon që në këtë vend ka besimtarë që mendojnë për të mirën e përgjithshme.

rrethi, andaj sot Afrimi  me shpenzimet që ka bërë për vakëf realisht po e dëshmon që në këtë vend ka besimtar që mendojnë për të mirën e përgjithshme”, tha Nazi Gashi – Imami i xhamisë në Llabjan.

Pllaka u zbulua nga kryeimami Sahiti dhe Afrim Arifi.

Ky i fundit tha se deri më tani është përfunduar 70%  e punës.

“Kemi shpreh vullnetin e mirë, kemi ble pronën dhe kemi bërë një projekt, këtë që po e shihni është një 70% të punëve të kryera dhe kemi marrë vendim me kry. Këtu përfaqësohemi prej katër lagjeve dmth katër lagje i kemi varrezat anej unë këtë kam dasht me bë kështu dhe e kemi bërë jo vetëm për lagjen tonë por për katër lagjet”, tha dhuruesi i parcelës, Afrim Arifi.

E gjatë kohës së punimeve, ka pasur dilema nga banorët se çfarë po ndërtohet këtu.

“Këtu vishin shoqëria më thonin që mos po bënë villa, po villa, por jo për këtu për atë dynjenë tjetër”, tha një banor.

Në këtë vend janë të parapara 97 varreza, ku do të ndahen sipas numrit rendor.

Punimet pritet të përfundojnë brenda dy muajve.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën