Thirrje që vijnë nga Qeveria për kursim të energjisë me paralajmërimin se po na pret një dimër i vështirë i shtojnë edhe shqetësimet te qytetarët.
Brengat e tyre bëhen edhe më të mëdha kur pritet që edhe çmimi i rrymës të jetë më i lartë.
Qytetarët shprehen se kriza energjetike është e rëndë për ta, por janë të gatshëm, me faktin se situata e tillë shihet të jetë edhe në vendet tjera.
“Të gjitha përgtitjet i kam bërë… nuk paraqet problem sepse e di gjendjen dhe krizën që egziston edhe në rajon…”, thotë qytetari, Enver Hoti.
“Duhet të përgaditëmi, puna e rrymës nuk është vetëm tek ne por edhe vende tjera”, theksoi qytetari, Veli Veliu.
“Kjo është e rëndë për familjet kosovare sepse e dim qfarë buxheti kanë…”, u shpreh qytetari tjetër, Vesel Veseli.
Të mërkurën, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli apeloi për kursim të rrymës me paralajmërimin se na pret një dimër i vështirë. Kurse nga KEDS thonë se furnizimi me energji elektrike këtë vit pritet të jetë me i vështirë, nëse krahasohet me vitin e kaluar.
Kronika e realizuar nga gazetarja Lendrina Kodrolli.