TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MPJ e Serbisë: Projektligjet për Kosovën s’i shkelin zotimet e dialogut

by teve1
2 vjet ago
0
A A
MPJ e Serbisë: Projektligjet për Kosovën s’i shkelin zotimet e dialogut

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, ka deklaruar se projektligjet e miratuara për Kosovë nuk i shkelin detyrimet nga dialogu për normalizimin e raporteve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas MPJS-së, ky legjislacion ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe cilësisë së jetës për serbët në Kosovë.

Po ashtu, në reagim thuhet se, Serbia mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e Dialogut dhe është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Legjislacioni në fjalë synon të mbrojë të drejtat dhe sigurinë sociale të popullit serb në Kosovë duke u harmonizuar me përkushtimin tonë më të gjerë për stabilitetin në rajon. Edhe në Rezolutën e OKB-së të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, me të cilën BE-ja mori rolin e lehtësuesit të Dialogut, parashikohet se dialogu duhet të synojë përmirësimin e jetës së njerëzve. Me masat e propozuara, Beogradi synon pikërisht këtë qëllim – të përmirësojë kushtet e jetesës dhe cilësinë e jetës për serbët në Kosovë. Çështja e statusit nuk duhet të ketë kurrë përparësi ndaj të drejtave të njeriut, Serbia mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e Dialogut dhe është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.”,  thuhet në postimin e MPJS-së në platformën X.

Serbia is committed to constructive and open dialogue with all our partners, including the EU, US and the UK, as well as other international partners, and values transparent and public communication in resolving sensitive issues.

The legislation in question is intended to…

— MFA Serbia (@MFASerbia) November 1, 2024

Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi një projektligj për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, si dhe një projektligj tjetër për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.

Këto projektligje janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjatë javës, të cilat kanë thënë se ato shkelin detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën në Bruksel.

Ndërsa të premten projektligjet janë kritikuar edhe nga Gjermania, e cila i ka bërë apel Serbisë që të rishqyrtojë ato pasi siç kanë thënë shkelin qartë detyrimet e saj të Dialogut./teve1.info/

Tags: dialoguKosovaProjektligjSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetët e PDK-së sërish mblidhen para Qeverisë

Deputetët e PDK-së sërish mblidhen para Qeverisë

​Moti sot

​Moti sot

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

“InfoNata” 13.08.2026

“InfoNata” 13.08.2026

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën