TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qytetarët serbë votojnë në zgjedhjet lokale në Beograd dhe 88 qytete e komuna të tjera

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
Qytetarët serbë votojnë në zgjedhjet lokale në Beograd dhe 88 qytete e komuna të tjera

SERBIA-ELECTION/

Qytetarët serbë po votojnë më 2 qershor në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera, përfshirë dhe në Luginën e Preshevës.

Partitë shqiptare në Preshevë do të garojnë me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd po mbahet njëkohësisht me zgjedhjet lokale në qytetet dhe komunat e tjera, pas kërkesës së opozitës, edhe pse një pjesë e saj ka thënë se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale.

Asnjë palë nuk arriti ta formojë shumicën për Asamblenë e Qytetit në Beograd pas zgjedhjeve që u mbajtën në dhjetor, të cilat u kritikuan ashpër nga vëzhguesit ndërkombëtarë, sipas të cilëve kishte “parregullsi” në zgjedhjet lokale dhe nacionale.

Ato shqetësime u bënë jehonë akuzave nga opozita se partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiq, Partia Progresive e Serbisë (SNS), dhe aleatët e saj, kishin transportuan me autobusë votues posaçërisht në Beograd nga vende të tjera.

Një ndryshim në ligjin për zgjedhje në Serbi mundësoi që rivotimi në Beograd të mbahej njëkohësisht me zgjedhjet lokale në Novi Sad, Nish dhe në qytetet e komunat e tjera të vendit.

Megjithatë, disa grupe opozitare kanë thënë se do ta bojkotojë votimin prapëseprapë, për shkak se, sipas tyre, nuk janë përmirësuar kushtet.

Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të pushtetit dhe opozitës u formua në fund të prillit për t’i adresuar disa prej rekomandimeve të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), për përmirësimin e procesit të votimit.

Vëzhguesit e ODIHR do t’i vëzhgojnë zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Serbi, shkruan REL. Në Beograd, votuesit do t’i zgjedhin 110 anëtarë të Asamblesë së Qytetit për një mandat katërvjeçar, të cilët më pas votojë për emërimin e kryetarit.

Opozita e Bashkuara proevropiane bëri fushatë të madhe para zgjedhjeve në Beograd në dhjetor, me mesazhin marrja e kryeqytetit do të ishte hapi i parë drejt rrëzimit të Vuçiqit dhe aleatëve të tij, të cilët janë në pushtet prej vitit 2012.

Vuçiqi ka lidhur marrëdhënie diplomatike dhe tregtare me Rusinë dhe Kinën, si dhe i ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska më 2022.

Tags: beogradvotimeZgjedhjet ne Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

“Diçka e çuditshme po ndodh”, Trump flet rreth dronëve në disa shtete amerikane

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka po monitorohet edhe nga Interi

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate kërkon kalimin te Real Madridi

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën mes vete

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X