TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

QKUK furnizohet me perde në vlerë mbi 28 mijë euro

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nënshkruar një kontratë për furnizim me perde të disa llojeve në vlerë mbi 28 mijë Euro. Një gjë e tillë pati edhe kritika derisa po konsiderohet se në këtë sektor ka përcaktime jo të duhura të prioriteteve.

by Lendrina Kodrolli
2 vjet ago
0
A A
QKUK furnizohet me perde në vlerë mbi 28 mijë euro

Gjatë qershorit të këtij viti Qendra Klinike Universitare e Kosovës pati hapur tender për furnizim me perde.

Në këtë procedurë konkurruan gjithsej katër operatorë të përgjegjshëm.

Ndërsa dy javë më parë QKUK-ja nënshkroi kontratë më njërën nga kompanitë në vend, ku pritet të furnizohet me perde të llojeve të ndryshme në vlerë mbi 28 mijë euro.

Në një përgjigje elektronike këta të fundit thanë se një gjë e tillë erdhi pas ankesave për mungesë të perdeve adekuate.

“Në QKUK kemi pasur ankesa nga pacientët se në dhoma të klinikave dhe Reparteve ka mungesë të perdeve adekuate, andaj QKUK ka nisur përgatitjet shumë më herët, në mënyrë që sipas kërkesës së klinikave të furnizojmë me dy lloje perdeve, rrollne dhe shiritore, bazuar në kërkesa të klinikave! Varesisht prej kërkesave të klinikave është pregaditur paramasa dhe parallogaria per Kontratë. Janë dy lloje te perdeve, Rollne dhe Shiritore. Sipas Informatave që kemi një kontratë e ngjajshme ka qenë para dy vite”, kanë thënë për Tëvë 1 nga QKUK.

Mirëpo për veprime të tilla pati kritika.

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së dhe njëherit antar i komsionit për shëndetësi, thotë se në këtë sektor ka përcaktime jo të duhura të prioriteteve, derisa thekson edhe mungesën e barnave.

“Realisht ne kemi të bëjë me një keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë i cili po vazhdon me trende të rritura dhe me keqplanifikim dhe keqmenaxhim, si rezultat i kësaj është edhe percaktimi jo i duhur i prioriteteve në sektorin e shëndetësisë derisa kemi mungesë të barnave, pajisjeve mjekësore dhe furnizimeve tjera në sektorin e shëndetësisë, dikush aty brenda arrin të bëjë planfikime të natyrave të ndryshme të llojit të perdeve, jo që nuk janë të rëndësishme por sot prioritet është reduktimi i listave të pritjes”, thotë Haxhiu.

Ndërsa për mungesën e barnave në listën esenciale e cila është evidente tash e sa kohë, e komentuan edhe nga shoqata e pacientëve.

“Parimisht institucioni duhet me qenë i sigurt se po ofron shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët përfshirë edhe barnat në listen esenciale ato gjithmonë duhet të jenë në institucione shëndetësore, fakti që nuk sigurohen institucionet duhet të marrin përgjegjësi”, thotë Besim Kodra.

Ndërkaq sipas dosjes së tenderit operatori ekonomik duhet të furnizoj QKUK-në me perde të tipit shiritor me 800 m2; perde të llojit roll 900 m2; folie për dritare 300 m2; dhe perde ndarëse për shtrat dhe për pjesën e zhveshjes tek ultrazëri 300 m2.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

Pas Ankesës së Listës Serbe ndaj KQZ-së, OSBE: Do vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Ndërpritet përkohësisht uji në disa fshatra të Mitrovicës

Berisha pritet ti bashkohet Sturmit

Berisha mbetet në Gjermani, firmos me Kaiserslauternin

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Margetiq: Vuçiq dhe BIA po promovojnë shfuqizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kroaci

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Dalin bisedat e Lajçak me Epstein – komente për gratë dhe takimi me Lavrov

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Sunderlandi pa Xhakën kundër Burnleyt

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni drejt Serie A, Lodzi cakton çmimin

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi kërkon golin e radhës në La Liga

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Durmishi thotë se rruga “Mon Balaj” nuk është në përgjegjësi të ministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën