TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

QKMF në Fushë Kosovë pa material për analiza

Që nga qershori, në Fushë Kosovë nuk mund të bëhen analizat e plota të gjakut, për shkak të mungesës së materialit. Nga QKMF thonë se një gjë e tillë iu pamundësua nga operatori ekonomik.

by Doresa Geci
1 muaj ago
1 0
A A

Që nga qershori, në Fushë Kosovë nuk mund të bëhen analizat e plota të gjakut, për shkak të mungesës së materialit. Nga QKMF thonë se një gjë e tillë iu pamundësua nga operatori ekonomik.

Në muajin qershor, Safete Jashari i ishte drejtuar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë për të bërë analiza të plota të gjakut.

Por një gjë e tillë, asaj i ishte pamundësuar.

Kjo për shkak se hemogrami nuk mund të bëhej aty.

Kësisoj ajo ishte detyruar t’u drejtohej institucioneve private shëndetësore.

“Kemi qenë, na kanë thënë nuk kemi mjete për hemogram, e kemi lanë masi nuk ka, kemi shku në privat, çka më bo, kur po i kanë po i kryejmë, kur nuk po kanë po duhet me shku në privat”, deklaroi Safete Jashari, qytetare e Fushë Kosovës.

Të njëjtin fat që nga qershori e kanë shumë qytetarë në Fushë Kosovë.

Mirëpo jo vetëm hemogrami, as analiza e tiroides nuk mund të bëhet në këtë qytet qe disa javë, meqenëse nuk ka material.

Nga menaxhmenti i kësaj QKMF-je kanë treguar arsyet e kësaj mungese.

“Problemi është tek operatori ekonomik me të cilin kemi bërë një kontratë dhe ai nuk ka furnizuar me material për kryerjen e këtyre analizave laboratorike. Ne jemi duke i ndjekur të gjitha afatet ligjore. Ne ju kërkojmë falje qytetarëve të Fushë Kosovës për mungesën e këtyre reagjencave që nuk mundem më kry këto analiza mirëpo shpresojmë që gjatë javës së ardhshme ky problem do të zgjidhet”, tha Qefsere Simnica, drejtoreshë e QKMF-së në FGushë Kosovë.

Sipas ushtrueses në detyrë të drejtoreshës së QKFMF-së, për këtë është e njoftuar edhe Drejtoria e Shëndetësisë, madje janë nisur procedurat e prokurimit.

E këtë çështje në asamblenë komunale e kanë ngritur edhe nga opozita në Fushë Kosovë, teksa ka reaguar asamblisti I LDK-së, Ali Topalli.

“Reagimin e kemi pasur në seancën e rregullt të Komunës dhe e kemi vërejtur që tani e tre javë nuk ka material për realizimin e kësaj analize. Është shqetësuese dhe është brengosëse kjo situatë sepse qytetarët detyrohen të bëjnë zgjidhje të tjera për realizimin e këtyre kërkesave dhe këtyre analizave. Kjo është për keqardhje”, theksoi Topalli.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga drejtoresha e Shëndetësisë në Fushë Kosovë, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Një mosmarrëveshje mes të miturve që nisi në Tik-Tok, përfundoi me vrasje. Sot, i akuzuari Skënder Krasniqi dha fjalën përfundimtare, duke i kërkuar falje familjes së viktimës. Megjithatë falja nuk u pranua, pasi mbrojtja e familjes së të vrarit, kërkoi burgim të përjetshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rizvanolli jep detaje për marrëveshjen e eksportit të thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

Rizvanolli jep detaje për marrëveshjen e eksportit të thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Vazhdojnë inspektimet në treg, kontrollohen produktet e qumështit me mospërputhje

Gaza nën sulme edhe në Bajram: të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë

Fëmijë në mesin e gjashtë personave të vrarë nga sulmi izraelit pranë portit të Gazës

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Bujqësia franceze në “krizë të thellë” nga thatësira, të nxehtit dhe zjarret

Bujqësia franceze në “krizë të thellë” nga thatësira, të nxehtit dhe zjarret

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

Ebola në Kongo shënon shpërthimin më vdekjeprurës të regjistruar ndonjëherë, thotë OBSH

Ebola në Kongo shënon shpërthimin më vdekjeprurës të regjistruar ndonjëherë, thotë OBSH

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën