Qeveria e përkohshme e Sirisë ka paralajmëruar rritjen e pagave në sektorin publik nga muaji i ardhshëm për 400 për qind.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave në Siri, Mohammed Abazeed.
Ky është hapi i parë drejt zgjidhjeve emergjente në realitetin ekonomik aktual në shtetin tonë”, ka thënë Abazeed, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kjo rritje, që besohet se do të kushtojë 127 milionë dollarë, do të financohet nga burimet ekzistuese shtetërore, si dhe një kombinim i ndihmës rajonale, investimeve të reja, dhe përpjekjeve për të pasur qasje sërish në asetet siriane të ngrira jashtë shtetit.
Ai ka thënë se pagat e këtij muaji do të dalin javën që vjen.
Qeveria e përkohshme e Sirisë, në krye me liderin, Ahmed al-Sharaa, është krijuar pas rrëzimit të regjimit brutal të Bashar al-Assadit, i cili ka qenë me dekada në pushtet.