TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria shpall masa emergjente për furnizimin me energji elektrike, për 60 ditë

by tëvë1
7 minuta ago
0
A A
Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur shpalljen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, për një periudhë prej 60 ditësh. Vendimi parasheh shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të Hidrocentralit të Ujmanit, kursimin e energjisë nga institucionet publike dhe masa të tjera për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për qytetarët dhe ekonominë. Për hyrjen në fuqi të këtyre masave vendimi duhet të kalojë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, tha se situata energjetike është vështirësuar për shkak të kufizimeve në kapacitetet prodhuese vendore dhe bllokimit të linjave të transmetimit të energjisë elektrike nga Serbia.

“Kosova, me kufizimet e kapaciteteve prodhuese vendore dhe bllokimin e linjave të transmetimit të energjisë elektrike nga ana e Serbisë, natyrisht se e ka situatën të vështirësuar. Prandaj, Ministria e Ekonomisë ka propozuar shpalljen e masave emergjente të energjisë për një periudhë dymujore, përkatësisht prej gjashtëdhjetë ditësh. Këto masa përfshijnë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të Hidrocentralit të Ujmanit për konsumatorët e shërbimit universal, ndërmarrjen e masave për kursimin e energjisë elektrike nga institucionet publike dhe masa të tjera që Qeveria mund të ndërmarrë sipas nevojës. Qëllimi ynë është të shfrytëzojmë në mënyrë sa më efikase kapacitetet ekzistuese dhe të zvogëlojmë rreziqet për furnizimin e qëndrueshëm të qytetarëve dhe ekonomisë sonë”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sqaroi se Hidrocentrali i Ujmanit do të obligohet të prodhojë energji në periudhat kur kërkesa për konsum është më e lartë dhe atë t’ia shesë furnizuesit të shërbimit universal. Ajo bëri të ditur se do të themelohet edhe një komitet teknik emergjent, i cili do të monitorojë situatën dhe do t’i propozojë Qeverisë masa shtesë.

“Duke marrë parasysh këta faktorë dhe, në anën tjetër, vazhdimin e bllokimit të linjave nga ana e Serbisë, propozojmë shpalljen e masave emergjente që përfshijnë marrjen e disa masave të menjëhershme. Siç janë obligimi i Hidrocentralit të Ujmanit që të prodhojë në kohën kur kërkesa është më e lartë dhe t’ia shesë atë furnizuesit të shërbimit universal për qytetarët dhe ndërmarrjet mikro dhe të mesme. Po ashtu, parashihet themelimi i komitetit teknik emergjent, që monitoron situatën dhe propozon masa të tjera që mund t’i marrë Qeveria. Vendimi po ashtu obligon të gjitha institucionet publike të marrin masa për kursimin e energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe”, tha ajo.

Rizvanolli foli edhe për vonesat në rikthimin në operim të njësisë B1 të Termocentralit Kosova B. Sipas saj, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, në cilësinë e autoritetit kontraktues të projektit për riinstalimin e elektrofiltrave dhe reduktimin e oksideve të azotit, ka njoftuar për vonesa në realizimin e punimeve. Rikthimi i kësaj njësie në operim ishte planifikuar për 25 nëntor, sipas kontratës mes BE-së dhe kompanisë kontraktuese.

“Javën e kaluar, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, në cilësinë e autoritetit kontraktues të projektit të riinstalimit të elektrofiltrave dhe reduktimit të oksideve të azotit në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B, ka njoftuar se aty pritet të ketë vonesa në realizimin e punimeve, përderisa data e planifikuar për rikthim në operim ka qenë 25 nëntori, sipas kontratës mes BE-së dhe kontraktorit”, theksoi Rizvanolli.

Krahas masave emergjente, Qeveria ka marrë vendim edhe për vendosjen e obligimit të përkohshëm të shërbimit publik ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike.

Ministrja Rizvanolli tha se kjo masë synon të parandalojë rritjen e mundshme të kostove të kapaciteteve ndërkufitare, veçanërisht në periudhat kur ka kongjestion në linjat e transmetimit.

Sipas saj, KEK-u do të obligohet të sigurojë të drejtat e përdorimit të një sasie të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit për periudhën nga 1 deri më 31 dhjetor 2026.

“Do të merret një masë parandaluese, duke marrë parasysh se gjatë viteve të kaluara kemi parë që gjatë periudhave kur ka kongjestion në linjat e tjera, përveç linjave me Serbinë që janë të bllokuara, rritet ngarkesa tej mase dhe çmimet e kapaciteteve ndërkufitare për tregtim të energjisë rriten dhe mund të arrijnë nivele të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, si masë parandaluese, propozojmë që KEK-ut t’i vendoset një obligim i përkohshëm i shërbimit publik, që KEK-u të obligohet të sigurojë të drejtat e përdorimit të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit, më saktësisht një sasi të tyre, në periudhën nga 1 dhjetori deri më 31 dhjetor 2026”, përfundoi ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I akuzuari për krime lufte, Jusuf Shujak:Po të isha fajtor nuk do isha kthyer në Gjakovë

I akuzuari për krime lufte, Jusuf Shujak:Po të isha fajtor nuk do isha kthyer në Gjakovë

Nagavci reagon ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Nagavci reagon ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Qeveria e Kosovës ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Qeveria e Kosovës ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe

Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt

Haxhiu: Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme

I akuzuari për krime lufte, Jusuf Shujak:Po të isha fajtor nuk do isha kthyer në Gjakovë

I akuzuari për krime lufte, Jusuf Shujak:Po të isha fajtor nuk do isha kthyer në Gjakovë

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Qeveria shpall masa emergjente për furnizimin me energji elektrike, për 60 ditë

Statistikat fantastike të Ilir Krasniqit në mbrojtje

Statistikat fantastike të Ilir Krasniqit në mbrojtje

Gruda starton edhe ndaj Holandës

Gruda starton edhe ndaj Holandës

Nagavci reagon ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Nagavci reagon ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Rekordet e selektorit Maran me “kuqezinjtë”

Rekordet e selektorit Maran me “kuqezinjtë”

Arbitër nga Letonia për duelin Irlandë – Kosovë

Arbitër nga Letonia për duelin Irlandë – Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën