I akuzuari për krime lufte Jusuf Shujak doli sot para trupit gjykues për të dhënë mbrojtjen e tij.
Shujak gjatë deklaratës së tij tha se po të ishte kriminel lufte nuk do kthehej me familjen e tij në Gjakovë.
“Po të isha unë kriminel lufte, asnjëherë nuk do të kthehesha në familjen time e në Gjakovë. Por, kisha shkuar diku atje në Serbi. Mirëpo, jam kthyer në faqe të bardhë, me duar të pastra para Zotit dhe para Allahut. Asnjëherë s’kam qenë kriminel”, theksoi Shujak.
Ai ndër të tjera shpjegoi se ishtë shpërngulur në Mal të Zi gjatë vitit 1999 ndërsa prindërit i kishin mbetur në Gjakovë dhe nuk kishin pasur problem me askënd.
“Në shtator të 1999 jemi kthy në Gjakovë. Probleme s’kemi pas nga askush, fqinjët kanë qenë të mirë, asnjëherë s’kena pas probleme me ta. Fqinji i parë ka qenë UÇK, ka pasur bashkëshorten nga Shqipëria, ka ardhur cdo ditë te ne, të na vizitojë nëse kemi nevojë për ndihmë”, ka thënë Shujak./teve1.info/









