Në këtë mbledhje të ekzekutivit i cila është paraparë të mbahet në ora 10:00, në rend dite janë 13 pika.
Sipas këtij rendi të cilin e ka siguruar teve1.info, Qeveria pritet të zgjas masat emergjente për energji elektrike.
Ekzekutivi pritet të ndaj edhe disa mjete financiare për promovimin e librit “Reçaku”, për organizimin e mbajtjes së Forumit për Investime, si dhe ndarje të mjeteve për Fondacionin shqiptaro-amerikan për promovimin e vendit.