Në mesin e masave që lidhen me ndriçimin publik, Qeveria ka vendosur të ndalojë edhe ndriçimin dekorativ në hapësirat publike, i cili zakonisht bëhet për festat e fundvitit.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka publikuar masat e ndërmarra nga Qeveria tha se janë duke marrë të gjithë hapat për të zvogëluar ndikimin e krizës energjetike botërore tek qytetarët.
“Pas shpalljes së masave emergjente për energji në vend, e me rekomandime të Komisionit Teknik Emergjent, si Ministri e Ekonomisë jemi duke marrë të gjithë hapat e domosdoshëm për minimizim të ndikimit të krizës energjetike botërore tek qytetarët e vendit. Përderisa fokusi ynë është përmirësimi i kapaciteteve gjeneruese vendore për të garantuar siguri energjetike, ulja e konsumit të energjisë në vend është kritike për të përballuar sa më lehtë krizën gjatë muajve të dimrit”, ka shkruar ajo./teve1.info/