TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria konfirmon se gjatë janarit pritet të vijnë emisarët ndërkombëtarë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria thotë se nuk është propozuar asnjë kornizë e re për dialogun Kosovë – Serbi

Muaji janar pritet që të jetë dinamik sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, pasi të dyja vendet ditëve në vazhdim presin për vizitë emisarët ndërkombëtarë.

Këtë gjë për tëvë1 e konfirmojnë edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Është e pritshme që gjatë janarit të vijnë në Prishtinë emisari evropian Lajcak, ai amerikan Escobar, francez Bone dhe ai gjerman Plottner, drejt një takimi të radhës të nivelit të lartë në Bruksel, për dialog për marrëveshje atje që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, kanë thënë nga Qeveria.

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, thotë se emisarët vijnë në Kosovë, për të ulur palët për diskutim rreth planit franko-gjerman.

“Mendoj se qëllimi- caku është Plani franko-gjerman. Pra, Kosovës dhe Serbisë i kërkohet që ta pranojnë këtë plan. Jam i sigurt që Serbia në asnjë variant nuk do ta pranoi, Kosova mendoj që duhet ta pranoi, është në favorin tonë, është në favorin e Kosovës ky plan, sepse pavarësisht që nuk parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia, unë mendoj që synim i planit është që të detyrohen pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë dhe në këtë funksion është ky presion që është duke ndodhur”, tha Koci.

Ndërsa ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, thotë se emisarët do të ushtojnë presionin më të madh ndaj Serbisë.

“Unë mendoj që kjo është në perspektivën dhe vendimmarrjen kryesore të Brukselit dhe Uashingtonit, është një formë presioni, nuk ka të bëjë shumë me Kosovën, se sa ka të bëjë me pozicionin e Serbisë dhe është pikërisht ky dialog që do të zhvillohet … Por është vet nacionalizmi serb i cili nuk ka vendosur të heq dorë nga çështja e mbajtjes peng të këtyre marrëdhënieve dhe të pozicionit që ka vetë Serbia në raport me perëndimin duke u rikthyer herë pas here drejtë konfliktit të ngrirë Kosovë – Serbi. Unë mendoj që perëndimi do të vijë gjithmonë e më shumë”, tha Nesho.

Bashkimi Evropian, gjatë janarit po ashtu pritet që të pranoi edhe qëndrimet e palëve në lidhje me versionin e ri të Planit franko-gjerman.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Valmir Gallopeni

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën