TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qeriqi jep detaje për ditën e fundit të regjistrimit të popullsisë

nga Tëvë1
17 Maj, 2024
0
A A

Hazbije Qeriqi, anëtare e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është deklaruar pas përfundimit të procesit për regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

Në një intervistë për emisionin “Ditari”, Qeriqi u shpreh se stafi i ASK-së sot do të punon deri në orët e vona, në mënyrë që qytetarët të regjistrohen pa ndonjë pengesë.

Ajo tutje ka thënë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Qeveria, që të ketë shtyrje të afatit për regjistrim.

“Jo, deri më tani ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qeveria, dhe ne mendojmë që procesin  e regjistrimit të popullsisë ta përmbyllim sot. Stafi i Agjencisë së Statistikave është duke punuar deri në orët e vona në mënyrë që qytetarët, të vinë në zyrën e ASK-së që të regjistrohen pa ndonjë pengesë. Procesi ka shkuar mirë, ne deri më tani është duke vazhduar ende, qytetarëve që nga java e fundit u është ofruar mundësia që ata që rastësisht kanë mbetur të paregjistruar, të vinë në zyre e ASK-së dhe të regjistrohen në ambientet tona, përndryshe të gjithë regjistruesit që kanë kryer obligimet e tyre kanë filluar me mbikëqyrësit e tyre t`i mbledhin tabletë dhe t`i dorëzojnë në ASK”, deklaroi Qeriqi.

Derisa shtoi se Qeveria mund të dërgojë deri në orët e vona ose deri të shtunën në mëngjes një përgjigje për shtyrjen e afatit për regjistrim.

“Ne mendojmë që deri në orët e vona Qeveria mund të dërgojë një përgjigje ose deri në mëngjes, mirëpo ne si ASK sot e përmbyllim procesin, në qoftë se nuk na vjen një përgjigje nga Qeveria. Kërkesa për zgjatjen e afatit ka pasur dhe iu kanë bashkangjitur edhe komunat e tjera, mirëpo këto kërkesa janë shqyrtuar dhe iu është dorëzuar Qeverisë, tani mbetet në dorën e Qeverisë që ta zgjasë apo jo”, shtoi ajo.

Ndryshe, ajo ka thënë se për herë të parë ASK-ja ka punuar me një metodologji të re për mbledhjen e të dhënave, e cila ka qenë tabletë.

“Ne jemi të kënaqur me gjithë procesin e popullsisë, sepse ka pasur sfida, kemi pasur edhe ne vetë frikën se mund të na bie rrjeti, mund të mos na funksionojë mirë pajisjet elektronike. Për herë të parë ne kemi punuar me një metodologji të re që ka qenë metodologjia për mbledhjen e të dhënave përmes tabletave, natyrisht se edhe ne kemi pasur frikën tonë, mirëpo deri më tani gjithë procesi është kryer për 6 javë, gjithçka ka shkuar mirë, kemi qenë të kënaqur me punën e stafit përgjegjës”, theksoi Qeriqi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

S’ka konstituim as sot

S’ka konstituim as sot

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë

Sadriu: Ishim të shqetësuar për situatën e krijuar, ndjehem e sigurt në Kuvendin e Kosovës

Sadriu: Ishim të shqetësuar për situatën e krijuar, ndjehem e sigurt në Kuvendin e Kosovës

Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti

Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X