Një person është qëlluar nga një plumb i cili nuk dihet se nga cili drejtim i ka ardhur.
Rasti ka ndodhur në Rahovec.
Sipas PK-së personi i qëlluar ka marr trajtim mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24- orësh./teve1.info/