TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PZAP dënon me mijëra euro partitë për shkelje të etikës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me mijëra euro tri parti politike për shkeljen e kodit të etikës. Ndaj vendimit ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës e cila u dënua me 20 mijë euro. E gjithë këto gjoba po vlerësohet se duhet të jenë moment reflektimi nga subjektet politike.

nga Lindrit Zejnullahu
7 muaj më parë
1 0
A A

“Kështu që kur të na rastisë të dëgjojmë naj deklaratë të LDKyhit që thotë se po i pëlqen populli a populli ka simpati për ta”

Kjo fjali i kushtoi me gjobë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me tre mijë euro LVV-në për gjuhë fyese gjatë një tubimi më 13 janar në Pejë.

Por edhe kërkesën e LVV-së ndaj LDK-së, e ka pranuar PZAP-ja ku ka shqiptuar dënim prej 20 mijë eurosh këtë të fundit.

Subjekti politik në pushtet u ankua se një kandidate e LDK-së, Xheneta Syka, ka publikuar një video duke e krahasuar Kurtin me Hitlerin.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Besian Mustafa nga LDK, duke thënë se janë në fazën e shqyrtimit të vendimit.

“Partia në pushtet VV ka dështuar dhe ka dëshpëruar të gjithë Kosovën, pa vizion, pa plane, pa të ardhme. Ata bëjnë shaka me qytetarët e Kosovës në vend që të japin përgjigje e zgjidhje. Ata nuk i përgjigjen asnjë pyetjeje. Ata nuk japin asnjë vizion. Ata bëjnë vetëm shaka pa kripë në kurriz të qytetarëve të këtij vendi, e qytetarët e Kosovës meritojnë një udhëheqës që ka klan për të ardhmen e saj… Pushteti po i përbuz qytetarët, pushteti nuk ndjen se qytetarët meritojnë përgjigje, përveç shakave, që ua ofendon inteligjencën”, tha ai.

PZAP pati punë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pasi të njëjtën e dënoi me 12 mijë euro pas ankesave të LVV-së se Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të pabaza dhe të pavërteta ndaj Kurtit.

E gjithë këto vendime po i sheh të drejta Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili vlerëson se gjuha e ashpër e liderëve ndikon negativisht në frymën zgjedhore.

“Andaj secili vendim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duhet që të mirëpritet nga secila parti e gjithashtu nuk duhet që të shihet vetëm si një dënim financiar, por këto dënime duhet të shihen edhe si një mesazh apo një moment reflektimi që partitë politike mos t’i përsërisin më gabimet ose shkeljet e njëjta të cilat veçse janë dënuar një herë për atë çështje”, ka thënë ai.

Fushata zgjedhore zgjat deri më 8 shkurt, derisa më 9 shkurt janë zgjedhjet parlamentare.

 

Tags: partite politikePZAPshkeljet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipe Selimi sqaron mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale

Shqipe Selimi sqaron mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim korrikun e vitit të kaluar në Fushë-Kosovë

Sulmohet fizikisht një person pranë Liqenit të Përlepnicës në Gjilan

Arrestohet një person në Vërmicë pasi iu gjetën armë dhe municion në kamion

Arrestohet një person në Vërmicë pasi iu gjetën armë dhe municion në kamion

Zyrtare: Manchester United e prezanton Seskon

Zyrtare: Manchester United e prezanton Seskon

Grapeland rikthen Umipigun në Superligën e basketbollit

Grapeland rikthen Umipigun në Superligën e basketbollit

Shqipe Selimi sqaron mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale

Shqipe Selimi sqaron mungesën e saj në protestën kundër Gjykatës Speciale

Kolo Muani e dëshiron kthimin te Juventusi

Kolo Muani e dëshiron kthimin te Juventusi

Llapi angazhon një sulmues nga Kongo

Llapi angazhon një sulmues nga Kongo

E fitoi Botërorin për Klube, FIFA ka vendosur ta befasojë Chelsean për edicionin e dytë

E fitoi Botërorin për Klube, FIFA ka vendosur ta befasojë Chelsean për edicionin e dytë

Ndeshja e Metalist ku luan Ermir Rashica ndërpritet përkohësisht pas sulmeve ruse në Ukrainë

Ndeshja e Metalist ku luan Ermir Rashica ndërpritet përkohësisht pas sulmeve ruse në Ukrainë

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim korrikun e vitit të kaluar në Fushë-Kosovë

Sulmohet fizikisht një person pranë Liqenit të Përlepnicës në Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X