TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pushtimi turk i baladave shqiptare

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Pushtimi turk i baladave shqiptare

Autore: Isida Dervishhasani

Çfarë ndodhi me baladën e mrekullueshme “Sytë e tu” të Frederik Ndocit? Përse u shua balada e pavdekshme “Kur një ditë të kthehesh ti” e mbretëreshës së këngës, Nexhmije Pagarusha?

Balada e mirëfilltë shqiptare, po shkon pothuajse drejt zhdukjes. Në mbarë botën shqiptare gjithnjë e më shumë, pëlqehet të këndohet zhanri tallava ose balada me ritme melankolike turke dhe arabe. Qëllimi i këtij shkrimi është që të pasqyrojë orientalizimin e baladës shqiptare, si dhe problematikat e saj, në këto dy dekadat e fundit.

Rryma muzikore e turkobaladave ka lindur në vitet ’90 në Kosovë dhe në Maqedoninë shqiptare. Këto balada e kanë prejardhjen nga zhanri kontroversial i muzikës turke, i quajtur ARABESK. Muzika Arabesk në Turqi u krijua nga emigrantë që erdhën nga provincat e Anadollit dhe u shpërngulën në qytetet e mëdha të Turqisë. Në vitet 1970, Radiotelevizioni shtetëror turk, TRT, e ndaloi këtë zhanër sepse meloditë e tij ishin tepër arabe dhe në tekstet e këngëve përcillej pesimizëm i skajshëm. Gjatë koncerteve të këngëtarit legjendar të muzikës arabeske, Muslum Gurses, adhuruesit e tij prisnit damarët duke vuajtur e qarë me tekstet e tij, të cilat ndillnin shumë dhimbjen.

Në mes të viteve 1990, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore, të frymëzuar nga këngëtarë turq si Ibrahim Tatlses, këngëtarë të rinj shqiptarë si Zyber Avdiu, Muharrem Qalili (Memi), Adem Ramadani, Xhemil Saliu e të tjerë, për arsye kulturore dhe fetare sollën stilin e baladave dëshpëruese 100% lindore e aspak kombëtare shqiptare.

Ndonëse jo shumë, këngëtarët e famshëm si Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe Gena kanë eksperimentuar me turkobaladen në Shqipëri.

E keqja është se dalëngadalë këto balada, po shkrihen me muzikën popullore shqiptare.

Ndikimi i kulturës osmane mbi muzikën e Shqipërisë së mesme, sidomos në këngët e kësaj zone nuk mund të mohohet. Gjithsesi ato ruajnë një lloj dallimi vendor dhe nuk ngjasojnë me baladat arabeske. Është e pa kuptimtë që këngëtaret e këtij zhanri, ta quajnë veten këngëtarë të muzikës popullore. Muzika tallava e tyre nuk i ngjan aspak muzikës sonë popullore. Një fakt ironik është se këngëtarët shqiptarë në Turqi e ruajnë me fanatizëm muzikën tradicionale shqiptare. Ata nuk e shtrembërojnë muzikën e të parëve të tyre, megjithëse janë të lindur e rritur në Turqi.

Mbetet e pa shpjegueshme mungesa e atdhetarisë së artistëve vendas, veçanërisht atyre të Kosovës, të cilët e “poshtërojnë” muzikën e atdheut tre tyre me turkobaladat.

Një prej problemeve të këtyre baladave janë tekstet e tyre vajtuese. Këto këngë, në përmbajtjen e tyre kanë çështje standarte, si: kurbeti, humbja e një dashurie, vdekja e prindërve dhe tradhtia.

Çka është më e keqja, është kur një këngëtar nëpërmjet turkobaladës së tij, përcjell mesazhin e vetvrasjes sepse e ka braktisur i dashuri ose e dashura. Këto tematika i bëjnë dëm shëndetit mendor të shoqërisë sonë. Rinia e ditëve të sotme ka shumë nevojë të ushqehet me optimizëm, sepse kjo moshë është e rrethuar nga kotësia e kafeneve dhe pesimizmi i qoftoreve. Një këngëtar duhet të krijojë dëgjues që t’i harrojnë për pak çaste problemet e përditshme. Dëgjuesit dhe pëlqyesit e saj ose të tij, qëllon që të kenë hallin më të madh në jetë, dhe një baladë vajtuese mund t’i shtyjë deri në vetvrasje.

Kur thuhet fjala baladë, të vjen në mend një këngë me melodi te ngadaltë dhe me tekst që shpreh thellësisht ndjenja të çfardolloji. Balada e vërtetë shqiptare nuk është e tëra me elemente lindorë dhe ritmet e saj kanë anim perëndimor. Është e vërtet se baladat në përgjithësi përçojnë dhembje, por një baladë shpreh bukurinë dhe triumfin e dashurisë. Për shembull, “Eja, eja luleborë /se me ty do thur kurorë”.

“Luleborë” është një baladë e vërtetë shqiptare ku mbizotëron optimizmi për dashurinë.

Si përfundim, baladat e sotme janë më shumë turke sesa shqiptare. Është paradoks sesi këngëtarët shqiptarë, të cilët duhen të jenë elita e kombit, e injorojnë luftën e heroit tonë Gjergj Kastrioti ndaj turqve. E ardhmja e baladave është e mjegullt. Le të punohet që rryma e turkobaladave të largohet, dhe të mbesin vetëm baladat tona, sa të bukura aq edhe origjinale.

Isida Dervishhasani ka lindur ne Elbasan dhe në moshën 14 – vjeçe emigroi në Kanada. Isida u gradua nga Humber College, në degën e Arteve Gjenerale ne Toronto, Onttario, dhe aktualisht, është shkrimtare. Paaftësitë e saj të kufizuara, nuk e lejojnë të ecë apo të flasë e megjithatë nuk e kanë penguar të shprehet lirisht. Klasën e parë të shkollës fillore, Isida e ka kryer në shtëpi me gjyshen, pasi në Shqipëri nuk kishte shkolla për fëmijët me aftësi ndryshe. Ka filluar të shkruaj poezi dhe prozë që në shkollë të mesme. Poezitë e saj, janë publikuar në revista të ndryshme prestigjoze.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu

Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Shqipëria dhe shqiptarët në botën anglo-amerikane

Shqipëria dhe shqiptarët në botën anglo-amerikane

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

​Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrjet nga ajri, shiu ndihmoi jugun

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla publikon njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën