TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pushteti i vendosur për të vazhduar punën e Kuvendit, opozita e akuzon për dështim

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Pushteti i vendosur për të vazhduar punën e Kuvendit, opozita e akuzon për dështim

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur për të vazhduar punën e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përleshjes fizike në seancën e fundit dhe paralajmërimeve të organizatave të dala nga lufta se do t’i pengojnë deputetët të hynë në Kuvend, pas përjashtimit të tyre nga rritja e pagës minimale.

Mirëpo, në Partinë Demokratike të Kosovës, e akuzojnë mazhorancën se përmes polarizimit të skajshëm me opozitën, po dëshiron t’i mbulojë dështimet e qeverisë. Në anën tjetër, monitoruesit e punës së Kuvendit thonë se tensionet në Kuvend kanë krijuar një klimë përçarëse brenda grupeve parlamentare në legjislativ dhe se mund të dëmtojnë mbarëvajtjen e rregullt të seancave plenare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se Kuvendi i Kosovës do të përmbyllë me sukses sesionin pranveror dhe se askush nuk mund të pengojë punën e këtij institucioni.

Ai deklaron se për shkak të vizitës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca në Strasburg të Francës, nuk është mbledhur Kuvendi gjatë kësaj jave.

Deputeti i mazhorancës akuzon opozitën, në veçanti deputetët e PDK-së, se kanë tendencë për përdorim dhune në Kuvend, siç thotë ai, për shkak të humbjes së privilegjeve financiare që i kanë pasur më herët.

Mirëpo, të kundërtën e thotë deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai deklaron se Qeveria Kurti po tenton t’i mbulojë dështimet e veta duke provokuar dhe sulmuar opozitën.

Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj thotë për se grushtimi në Kuvend ndërmjet ministrave dhe deputetëve të PDK-së, ka krijuar polarizim të skajshëm mes pushtetit dhe opozitës, shkruan KP.

Kjo sipas tij, mund të cenojë punën e rregullt në seanca plenare, derisa potencon se legjislativi deri tani ka pasur performancë të dobët.

Rrahja në Kuvend më 13 korrik ka nisur gjatë kohës sa ka qenë duke folur kryeministri Albin Kurti. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka vendosur Kurtit në foltore një fotografi, në të cilën ai shihet me hundë të gjatë si “pinokio”. Ajo fotografi është larguar dhe shqyer nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Pas kësaj, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është afruar për ta lagur me ujë kryeministrin Kurti. Ministri Hekuran Murati është ngritur për të mbrojtur atë me një fashikull e Lushtaku është kthyer që ta lagë edhe Besnik Bislimin, i cili ka gjuajtur me shishe të ujit Lushtakun. Pastaj, aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së, të cilët janë përfshirë në rrahje.

Pas tensioneve, deputetët opozitarë janë larguan nga salla, ndërsa mazhoranca ka vazhduar seancën plenare, me ç’rast ka miratuar një sërë projektligjesh dhe vendimesh, mes tjerash edhe Ligjin për pagën minimale, pa i përfshirë kategoritë e dala nga lufta. Miratimi i projektligjit në fjalë ka nxitur reagimin e këtyre kategorive, të cilat kanë paralajmëruat se në seancën e radhës të Kuvendit, do të protestojnë dhe pengojnë hyrjen e deputetëve në objektin e Kuvendit.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës e ka kontestuar seancën e 13 korrikut, në të cilën janë miratuar këto projektligje, në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre, është thirrur në shpërputhje me rregulloren e Kuvendit.

Po ashtu, AAK-ja e ka dërguar Ligjin për pagën minimale në Gjykatën Kushtetuese.

Tags: Opozitapushtetirrahja në Kuvend
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Ndalohet për 48 orë drejtuesi i veturës që u përfshi në aksidentin ku vdiqën dy persona

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Borë deri në dy metra në Japoni, të paktën 35 të vdekur

Borë deri në dy metra në Japoni, të paktën 35 të vdekur

City kërkon finalen e Kupës së Ligës

City kërkon finalen e Kupës së Ligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën