Kanë ardhur për të parë se si po ecin punimet.
Këta janë vetëm disa nga qytetarët e Mitrovicës që po shikojnë punimet që po bëhen në urën e dytë që po ndërtohet në mbi lumin “Ibër”, e cila do të lidhë qarkullimin mes Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut.
Jahir Delia Nimani, menaxher në kompaninë që po merret me ndërtimin e kësaj ure, thotë se punimet janë duke shkuar sipas planit.
“Kemi punu me bazamentin, me themelet, shtyllat, pjesën e rrumbullakët ku vendoset pema. Jemi tash në këtë rrumbullakun e digës këtu duke punuar, përgaditjen e themeleve me shtylla komplet menjëherë. Mas andej kemi me punu pjesen atje që me dal uji sa është koha e mirë tek ana pjesa veriore, ku edhe ajo është një lloj kanali për ujë, siç e kemi bërë, siç është kjo këtu”, tha menaxheri.
Sipas Nimanit, kjo urë ka për të qenë me sipërfaqe shumë më të madhe se ura e parë, ndërsa pritet të përfundoj me një janar.
“Kjo është urë më e madhe dhe kam theksu që ka me qenë ura më e bukur në Ballkan për momentin. Është më e madhe, ka rreth 2 mijë metra katror sipërfaqe të betonit që bëhen. Kjo nuk krahasohet me urën tjetër… Besoj që shumë shpejt ka me marr formen e urës. E kamë thënë që 1 janari ka me qenë data e fundit”.
Nga qytetarët, ndërtimi i këtyre urave po shihet lehtësues për qarkullim, si bashkim mes dy anëve të Mitrovicës.
“Ndërtimi i urave është diçka për neve, çka s’ka pas më mirë kurr. Po na vinë fëmija prej shkollavë më lehtë, më ngat, për gjithë….. Është dashtë me ardhë atje posht. Për me shku në shkollë është dashtë me shku deri poshtë. Prej këtu deri te ura e Ibrit e më shku në fakultet. Pak për rini, fëmijët është vështirë”, tha qytetari Mustafë Kelmendi.
“Mu shumë më pelqen se i bashkon edhe dy Mitrovicat që jonë të ndame. Edhe urat janë bashkimi i njerzëve, i popujve edhe shumë me venë e ka bo, se kjo ura që është në qendër është e mbyllur. E këto të dyjat janë për qarkullim të kerreve dhe qarkullimi I njerzëve. E mu më doket që është shumë e dobishme dhe shumë diçka e qellume që e kanë bon ë Mitrovicë”, tha qytetari tjetër Naser Hajzeri.
Punimet për ndërtimin e këtyre dy urave në Mitrovicë kanë nisur më 1 korrik.
Ndërkohë që ura e parë ka përfunduar në fund të gushti, kjo urë pritet të përfundoj me një janar.
Vlera totale për ndërtimin e tyre është rreth 3 milionë euro.
Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.