TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

 Punimet në stacionin e autobusëve në Gjilan, menaxhmenti: Po përballemi me krizë financiare

Në Stacionin e Autobusëve në Gjilan janë duke u kryer punime për shndërrim të hapësirave të reja, megjithatë nga menaxhmenti thonë se kjo u ka shkaktuar krizë financiare.

by Lindrit Zejnullahu
8 muaj ago
1 0
A A

Në janar të këtij viti nisën punimet.

Në Stacionin e Autobusëve në qytetin e Gjilanit është duke u implementuar një projekt për shndërrimin e këtyre hapësirave në të reja.

Nga Komuna e Gjilanit vlerësojnë se objekti i ri do t’ua lehtësojë punën operatorëve por edhe udhëtarëve e qytetarëve.

“Kontrata e re është diku rreth një milion euro që kushton, komplet sipërfaqe e rrok 1 mijë e 500 metra katror, ku e kemi bodrumin i cili shërben për parkingje rreth 15 mjete, e kemi katin përdhesë për nevoja të qytetarëve dhe të stacionit ku është një restorant dhe lokale të tjera ku e kemi edhe katin e parë që shërben për zyre të administratës së stacionit të autobusave”, ka thënë Kushtrim Ibrahimi – drejtor i Shërbimeve Publike në Gjilan

Drejtori komunal jep edhe një afat se kur pritet të përfundojnë punimet.

“Në fund të vitit veç përfundon ky projekt… Jo kontrata ka afat 24 muaj, por sipas punimeve nesër kemi ditën e fundit ku kanë me u vendos edhe pllaka e fundit këtu edhe fillojmë me punë tjera që janë të parapara… Stacioni aktual ku gjindet tani është i cili i lidh edhe vijat urbane, ndër urbane, periferike, është i vetmi në Komunë të Gjilanit me këtë kapacitet, thujse i përballon nevojat e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë”, thotë Ibrahimi

Por këto punime i kanë shkaktuar dëme vetë Ndërrmarrjes, pasi që kjo e fundit është me vetfinancim.

“Fillimi i objektit të ri na ka penalizuar shumë, kemi dërguar shkresë te kryetari ku kemi kërkuar që me na mbulu pjesën e shpenzimeve të cilat ne nuk mund t’i marrim shkaku i prishjes së objektit ku deri më tash kemi has në vesh të shurdhër dhe nuk kemi ndihmë nga kryetari jemi të lënë anash dhe kjo është një e keqe që po na ndodhë neve përveç menaxhmentit edhe gjithë punëtorëve”, ka thënë  Burhan Isufi – kryeshef i Ndërmarrjes Stacioni i Autobuësve Gjilan.

Kryeshefi tregon se janë duke u përballur me mungesë të madhe të mjeteve financiare.

“Me shkurtimin e buxhetit ne kemi pasë dhe kemi shumë vështirësi në dhënien e pagave për punëtorët ku gjysa e punëtorëve marrin pagat me vonesë, duke anashkaluar këtu menaxhmentin të cilin kemi pak konsideratë dhe i marrim me vonesë dhe ndoshta edhe hiq. Kjo është pjesa kryesore që po dëmtohen gjithmonë punëtorët, shto këtu edhe obligimet që i kemi si ndërmarrje ndaj operatorëve tjerë, shto edhe sigurimin fizik”, shprehet Isufi.

Ai tha se ekziston rreziku që në muajin tetor punëtorët të mbeten pa paga, në rast se nuk subvencionohen nga Komuna.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Irani deklaron se 249 gra dhe 216 fëmijë janë vrarë nga sulmet amerikano-izraelite që nga fillimi i luftës

Kremlini: Bisedimet për planin amerikan të paqes për Ukrainën po zhvillohen në mënyrë konstruktive

Hezbollahu vret tre ushtarë izraelitë, ndërkohë që Izraeli vazhdon me sulmet ajrore në Liban

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën