TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

by teve1
56 minuta ago
1
A A
Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të martën do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin energjetik, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit të sistemit.

Për shkak të këtyre ndërhyrjeve, në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

Në rajonin e Prishtinës, ndërprerje do të ketë në disa zona.

Në Prishtinën e Re, një pjesë e rrugës “Nekibe Kelmendi” do të mbetet pa energji nga ora 10:00 deri në 11:30.

Ndërsa nga ora 11:30 deri në 13:00 ndërprerja do të prekë disa zona në Lagjen Qëndresa, rrugët “Muharrem Fejza”, “Anton Santori”, “Ahmet Selaci”, “Arben Isufi” dhe Qagllavicën.

Në Fshatin Ndërkombëtar energjia do të ndërpritet nga ora 13:00 deri në 14:30. Punimet lidhen me mirëmbajtje preventive dhe instalim të transformatorëve toroidalë.

Në zonën e Drenasit, në rrugën “Liman Gegaj”, ndërprerja është planifikuar nga ora 10:30 deri në 15:00, për shkak të punimeve në projektin “TS Novosellë trafo e re”.

Në rajonin e Pejës, pa energji elektrike do të mbesin disa fshatra, përfshirë Gurakocin, Musollet, Prekallën, Trubohocin, Zabllaqin, Zallqin, Osojanin dhe zona të tjera përreth.

Ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 15:30 dhe lidhet me mirëmbajtje preventive, eliminim të defekteve dhe pastrim të trasesë së rrjetit.

Në Prizren, ndërprerja është planifikuar nga ora 10:00 deri në 13:00 në Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë të Qytetit, Grazhdanik dhe Billushë.

KEDS ka bërë të ditur se punimet përfshijnë vendosjen e shtyllave të reja dhe zëvendësimin e izolatorëve.

Në rajonin e Ferizajt, ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në 15:30 në Voskopoje, Trupaj, Trimor, Bicaj, Pallosh, Nikaj, Tushaj-Soponicë, Malsi, Vatë dhe zona të tjera. Arsyeja e punimeve është mirëmbajtja preventive dhe pastrimi i trasesë.

Në Mitrovicë, fshatrat Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë do të kenë ndërprerje nga ora 10:00 deri në 15:30.

Punimet përfshijnë ndërhyrje për eliminimin e defekteve dhe mirëmbajtjen e rrjetit pas inspektimeve në terren.

Në Gjakovë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 13:00 deri në 17:00 dhe do të prekë fshatrat Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm, Pataçan i Poshtëm, Senoc, Varjak dhe Zatriç.

Sipas KEDS-it, punimet kanë të bëjnë me energjizimin e rrjetit në daljen Pataqani dhe ndërhyrje të tjera elektrike në kuadër të projektit Lot 12 – Pataqan.

KEDS u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë kohës së punimeve, duke theksuar se këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën