TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Puna e Policisë së Kosovës në vitin 2024

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
1
A A
Puna e Policisë së Kosovës në vitin 2024

Në ditën e fundit të vitit, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, ku ka paraqitur punën vjetore. Në të u tha se siguria e përgjithshme në vend ishte e qetë gjatë vitit 2024, në përjashtim të veriut ku siguria ishte e brishtë. Po ashtu nga Policia e Kosovës thanë se në këtë vit kishte më pak vrasje dhe viktima në trafik.

Me 29 nëntor, Kosova ishte përballur me një tjetër sulm terrorist.

Në Varragë të Zubin Potokut, ishte dëmtuar rëndë kanali i ujit të Ibër – Lepencit.

Reagimi i Policisë së Kosovës ishte edhe një herë në nivel.

Këta arrestuan disa të dyshuar serbë, për sulmin ndaj infrastrukturës kritike.

Ky ishte vetëm njëri nga rastet me të cilat policët kosovarë, u përballën këtë vit në veriun e vendit.

Për këtë nga ky institucion i sigurisë, në fundvit kanë thënë se situata e sigurisë në katër komunat veriore ka qenë e brishtë.

“Siguria e përgjithshme në Kosovë edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti ka qenë e qetë, në përjashtim në veri të vendit, ku situata ka qenë e brishtë dhe e cenuar nga disa sulme kriminale e terroriste, duke veçuar sulmin terrorist ndaj Stacionit Policor në Zveqan, sulmin terrorist në objektin e Komunës së Zveqanit, sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Iber Lepencit në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”.

Pavarësisht kësaj, nga Policia thonë se janë të gatshëm për të gjitha rreziqet që i kanosen vendit.

Në këtë drejtim, ata thonë se u arritën rezultate të theksuara.

Në vijim paraqesim disa nga statistikat e raportimit të krimit për këtë periudhë kohore të 2024,

– Numri i përgjithshëm i rasteve ka shënuar rëne nga 47903 në 46300 ose -3.34%

– Numri i veprave penale ka shënuar rëne nga 27560 në 26775 ose -2.38%.

– Zbulueshmëria ka shënuar rritje për 3.34%;

Statistikat Krahasuese për periudhën e 2023/2024 tregojnë rënie të rasteve dhe veprave penale në përgjithësi duke përfshi edhe veprat penale si: Lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor, vjedhje, vjedhje e rëndë dhe grabitje.

Nga Policia bënë të ditur se këtë vit kishte 12 vrasje më pak sesa vitin e kaluar si dhe më pak viktima në aksidentet me fatalitet.

“Siguria në trafikun rrugor gjithashtu ka qenë njëri ndër prioritetet për Policinë e Kosovës, e cila ka hartuar dhe zbatuar shumë plane operative, ka arritur të sigurojë pajisje moderne për trafik, ka realizuar fushata të ndryshme sensibilizuese me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve, ku edhe janë arritur rezultatet pozitive në vijim”.

Në fund, ata thonë se mbetën të përkushtuar të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim, si një ndër institucionet më të besuara në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën