TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Publikohet agjenda e takimit të Komunitetit Politik Evropian

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani në Samitin e Pragës

Foto ilustruese

Michel ka thënë se në takimin e Këshillit Evropian në qershor është zhvilluar një diskutim strategjik mbi marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me partnerët e tij në Evropë.

“Me pasojat dramatike të luftës së Rusisë që prek vendet evropiane në shumë fronte, ne ramë dakord të hapnim Komunitetin Politik Evropian me synimin për të bashkuar vendet në kontinentin evropian dhe për të ofruar një platformë për koordinimin politik. Ambicia është të bashkojë liderët në baza të barabarta dhe të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, në mënyrë që, së bashku, të punojmë në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës në tërësi”, ka shkruar ai.

Michel gjithashtu tha se gjatë takimit të nesërm krerët e shteteve do të kenë mundësinë të diskutojnë tema të tilla si paqja dhe siguria, situata ekonomike, energjia dhe klima, si dhe migrimi dhe lëvizshmëria.

“Asnjë rezultat zyrtar me shkrim i Komunitetit Politik Evropian nuk është parashikuar”, ka shkruar ai.

Në këtë letër Michelka njoftuar edhe për agjendën e takimit të nesërm.

“Në aspektin praktik, takimi, i cili do të zhvillohet në Kalanë e Pragës më 6 tetor, do të nisë me një seancë plenare hapëse nga ora 13:00 deri në orën 14:00. Më pas do të ftoheni të merrni pjesë në diskutimet e tryezave të rrumbullakëta deri rreth orës 16:00. Nga ora 16:00 deri në orën 19:00 do të keni mundësi të planifikoni takime dypalëshe. Seanca plenare përmbyllëse do të zhvillohet gjatë darkës”, ka njoftuar ai.

Gjithashtu ai ka thënë se më datën 7 tetor do të mbahet edhe një  jozyrtar i krerëve të shteteve ose qeverive të BE-së.

“Ne do të takohemi më 7 tetor për takimin tonë jozyrtar. Ne do të diskutojmë tre çështjet më të ngutshme – dhe të ndërlidhura – për të gjithë ne, përkatësisht luftën e Rusisë në Ukrainë, energjinë dhe situatën ekonomike”, ka njoftuar ai.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën do të bashkohen liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane.

Në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), Kosovën do ta përfaqësojë  presidentja Vjosa Osmani. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën