TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Publikohen sekretet e policisë, mbi dy mijë e-mail sekrete të ish drejtorit të policisë Gledis Nano

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Publikohen sekretet e policisë, mbi dy mijë e-mail sekrete të ish drejtorit të policisë Gledis Nano

Por ajo që është edhe më shqetësuese është hakërimi i postës elektronike të ish-drejtorit. Ku në dorë të kujtdo janë më shumë se 1400 e-maile hyrëse dhe 1200 dalëse.

Shumica e e-maileve të publikuara nga hakerat e Home Land Justice të shkëmbyera mes ish drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano me vartësit, institucione të tjera apo Ambasada të vendeve të ndryshme në vendin tonë janë të cilësuara sekret, por tashmë janë të publikuara në një grup të hapur në telegram.

Mes morisë së e-maileve të publikuara shumica i përkasin drejtorisë së antiterrorist mbi persona me prirje ekstremiste.

Një e-mail i cilësuar sekret dhe i klasifikuar për 15 vite ishte ai i dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara në lidhje me një sulm terrorist që ishte planifikuar ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë më 25 prill të vitit të kaluar. Në e-mail jepen detaje mbi sulmin me eksploziv të planifikuar nga 4 ekstremistë shqiptarë.

Nën siglën Sekret janë edhe e-maile të përpiluara me imtësi për sulmet ndaj ish kryedemokratit Lulëzim Basha apo kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe dy zyrtarëve kosovarë Ismet Hoxhës e Xhavit Halilit.

E-mail sekret është dhe ai i shkëmbyer mes Gledis Nanos dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe Alastair King Smith ku është bashkëngjitur dhe një dokument ku flitet për për një studim për të rritur sigurinë në Portin e Durrësit.

Në një prej e-maileve të cilësuara sekret shkëmbyera mes Gledis Nanos dhe strukturave të policisë kriminalë gushtin e vitit të kaluar flitet për të shumëkërkuarin Talo Çela. Megjithëse është personi më i kërkuar momentalisht në vend policia ka pasur dijeni se ai është parë më 5 gusht 2021 në një hotel në rrugën e Dibrës dhe ka takuar Ervin Matën një tjetër person me rekorde kriminale i cili sipas informatorit të policisë do ta paguante Talo Çelën për një vrasje.

E-mailet i përkojnë viteve 2021 dhe 2022. Publikimi i këtyre të dhënave sekrete kalon kufirin e cënimit të të dhënave personale duke cënuar sigurinë kombëtare.

Shqipëria ka pësuar dy sulme kibernetike, i pari në 15 korrik ndaj platformës qeveritare e-Albania dhe i dyti më 9 shtator ndaj sistemeve të policisë. Pas këtyre sulmeve dyshohet se fshihet shteti i Iranit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen 9 persona për mashtrim me bileta në Luvër, 10 milionë euro dëm

Arrestohen 9 persona për mashtrim me bileta në Luvër, 10 milionë euro dëm

Katër palestinezë të plagosur dhe 24 të arrestuar në sulmet dhe bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Katër palestinezë të plagosur dhe 24 të arrestuar në sulmet dhe bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

ShBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje tregtare

ShBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje tregtare

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

BE thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara

BE-ja mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Kritikohet mosvotimi i Rezolutës së Speciales nga LDK-ja

Kritikohet mosvotimi i Rezolutës së Speciales nga LDK-ja

Mustafa: Plani franko-gjerman nuk zgjidh asgjë me Serbinë, është marrëveshje për siguri

Isa Mustafa mbështetë Marshin “Drejtësi, jo politikë”, iu bën thirrje qytetarëve për dalje masive

Një ushtar i FSK-së i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit

Një ushtar i FSK-së i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit

Gaxherri: Ramush Haradinaj i përmbush kriteret dhe nevojat e Kosovës për president

Gaxherri: Ramush Haradinaj i përmbush kriteret dhe nevojat e Kosovës për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën