TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti kërkon hetim nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë

by tëvë1
3 javë ago
9
A A
Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar për ekspozitën për masakrat në Kosovë në të cilën janë publikuar të dhëna të pasakta.

Hoti ka thënë se ekspozimi i materialeve  me pasaktësi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt të vërtetën historike.

“Në kuadër të një ekspozite publike për masakrat e luftës 1998/99, janë evidentuar raste ku faktet janë paraqitur gabimisht dhe, në disa raste, edhe në mënyrë të shtrembëruar. Në rastin e masakrës në Krushë të Madhe, përveç pasaktësive në numrin e viktimave, paraqitet edhe një narrativë e rrezikshme dhe e pavërtetë, sipas së cilës gratë dhe fëmijët kinse janë lejuar të largohen, ndërsa burrat janë vrarë. Kjo nuk qëndron. Në Krushë të Madhe janë vrarë edhe gra, përfshirë gra shtatzëna, çka e rrëzon çdo përpjekje për ta paraqitur këtë krim si një veprim “selektiv”. Në rastin e masakrës në Burgun e Dubravës, numri i viktimave nuk përputhet me të dhënat e konfirmuara, ndërsa paraqitja e disa prej tyre si “persona të armatosur” është plotësisht e pavërtetë. Të burgosurit shqiptarë kanë qenë civilë, të pambrojtur dhe nën kontroll të plotë të forcave serbe”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se këto nuk janë  gabime të thjeshta teknike, por shtrembërime që rrezikojnë të relativizojnë krimet dhe të përforcojnë narrativa të rreme.

“Si Ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bëj thirrje për:- Tërheqjen e menjëhershme të materialeve që përmbajnë pasaktësi – Verifikim institucional të plotë të përmbajtjes së ekspozitave publike për krimet e luftës. Në të njëjtën kohë, ftoj institucionet përgjegjëse, përfshirë Prokurorinë e Shtetit dhe mekanizmat për hetimin e krimeve të luftës, që të shqyrtojnë këtë çështje. E vërteta për krimet e kryera në Kosovë nuk mund dhe nuk duhet të shtrembërohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka pezulluar lejen për ekspozitën “Masakrat në Kosovë”, pas raportimeve për të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës.

Rama ka thënë se nuk do të lejojnë që në sheshin e kryeqytetit të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se në këtë ekspozitë ka të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës.

ADMOVERE dhe INTEGRA organizator të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila është hapur në sheshin e Prishtinës, ka reaguar pas raportimeve për pasaktësi për numrin e të vrarëve në disa prej masakrave në Kosovës.

Sipas tyre të dhënat për masakrat në Kosovë bazohet në plotni në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të botuar në vitin 2024 nga ADMOVERE dhe INTEGRA./teve1.info/

 

 

Tags: ekspozita per masakrat ne KosoveHotite dhenat e pasaktaTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në ambientet e shkollës në Ferizaj

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Pas gjendjes së rënduar, i nënshtrohet operacionit në QKUK, punëtori që ra nga kati i dytë në vendin e punës

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza

Kuvendi shqyrton dërgimin e FSK-së në Gaza, Maqedonci bën thirrje për votim pro

Kuvendi shqyrton dërgimin e FSK-së në Gaza, Maqedonci bën thirrje për votim pro

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në ambientet e shkollës në Ferizaj

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Pas gjendjes së rënduar, i nënshtrohet operacionit në QKUK, punëtori që ra nga kati i dytë në vendin e punës

Mediat në Spanjë: Barcelona dëshiron transferimin e Vedat Muriqit

Mediat në Spanjë: Barcelona dëshiron transferimin e Vedat Muriqit

Intervistë e Fisnik Asllanit për sekretet e formës së tij dhe krenarinë për përfaqësimin e Kosovës

Intervistë e Fisnik Asllanit për sekretet e formës së tij dhe krenarinë për përfaqësimin e Kosovës

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza

Kuka pas Evropianit të xhudos: Një medalje e artë dhe paraqitje premtuese për Kosovën

Kuka pas Evropianit të xhudos: Një medalje e artë dhe paraqitje premtuese për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën