TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

by teve1
9 muaj ago
0
A A
Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore Evropiane kanë kapur foto të reja mahnitëse të kometës ndëryjore 3I/ATLAS.

Ky udhëtar hapësinor, i cili buron nga jashtë sistemit tonë diellor, po i afrohet Tokës dhe do të kalojë në distancën e tij më të afërt me planetin tonë më vonë këtë muaj.

I zbuluar në korrik, 3I/ATLAS është vetëm objekti i tretë ndëryjor i regjistruar ndonjëherë në lagjen tonë kozmike, gjë që ka ngjallur interes të madh nga astronomët në të gjithë botën, shkruan CNN.

Hubble, i cili për herë të parë kapi një imazh të detajuar të kometës në korrik, e vëzhgoi atë përsëri më 30 nëntor. Imazhi i fundit, i marrë nga një distancë prej 286 milionë kilometrash, është edhe më i qartë dhe më i detajuar falë Kamerës me Fushë të Gjerë 3.

Ndërkohë, misioni Jupiter Icy Moons Explorer, i cili po udhëton drejt Jupiterit dhe hënave të tij të akullta, gjithashtu arriti të kapë një fotografi të kometës.

Në fillim të nëntorit, sonda u gjend në një pozicion ideal, në një distancë prej rreth 66 milionë kilometrash, dhe përdori pesë nga instrumentet e saj shkencore për të vëzhguar.

Kometa është e rrethuar nga një re gazi e ndezur, por edhe dy bishta të veçantë. Njëri është një bisht plazme, i përbërë nga gaz i ngarkuar elektrik, ndërsa tjetri është një bisht pluhuri më i zbehtë, i përbërë nga grimca të ngurta të lëshuara nga bërthama.

Kjo strukturë është tipike për kometat nga Sistemi ynë Diellor, të cilat nxehen pranë një ylli dhe lëshojnë material, duke krijuar bishta dallues.

Kometa ndëryjore 3I/ATLAS do të bëjë afrimin e saj më të afërt me Tokën më 19 dhjetor, kur do të jetë rreth 270 milionë kilometra larg. Ajo nuk përbën kërcënim për planetin tonë, pasi që do të jetë në anën tjetër të Diellit. Për krahasim, Toka është rreth 150 milionë kilometra larg Diellit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inteligjenca Artificiale trondit tregun e medias në Britani, shkurtohen mbi 220 vende pune

Inteligjenca Artificiale trondit tregun e medias në Britani, shkurtohen mbi 220 vende pune

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Ish i burgosuri politik: Në Hagë pati “lojë fjalësh”, u përdorën edhe deklarata të fabrikuara

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

Time Kadrijaj nga protesta: Këto dënime nuk janë dhënë as për kriminelët serbë

“Info Nata”- 17.09.2026

“Info Nata”- 17.09.2026

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën