TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Publikohen emrat e mercenarëve serbë që luftojnë për Putinin, përfshirë figura të afërta me grupet kriminale në veri të Kosovës

nga Tëvë1
7 Maj, 2025
15
A A
Publikohen emrat e mercenarëve serbë që luftojnë për Putinin, përfshirë figura të afërta me grupet kriminale në veri të Kosovës

Që nga shpërthimi i konfliktit në vitin 2014, e veçanërisht pas agresionit rus në shkurt të vitit 2022, qindra qytetarë serbë janë bashkuar me forcat proruse. Disa të motivuar nga ideologjia, disa nga lidhjet kulturore dhe historike, e të tjerë për përfitime financiare si mercenarë të paguar.

Një listë e detajuar me më shumë se 100 emra është publikuar së fundmi nga projekti ukrainas “Dua të jetoj”, i cili është pjesë e një iniciative për dorëzimin e ushtarëve rusë, transmeton KosovaPress.

Në këtë listë përfshihen edhe emra të shtetasve të Serbisë që, sipas autorëve të këtij publikimi, kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë në anën e Federatës Ruse – shumica si mercenarë të kontraktuar, të tjerë si mbështetës aktivë të luftës ruse.

Në listë gjenden më shumë se 100 emra të serbëve, duke përfshirë datat e lindjes, numrat e dokumenteve personale, datat e nënshkrimit të kontratave me ushtrinë ruse, madje edhe datat e vdekjes së disa prej tyre.

Dokumenti përmban të dhëna që përfshijnë edhe vdekjet, si rasti i Aleksandar Zaric dhe Danilo Delibashic, të cilët është raportuar se kanë vdekur në vitin 2024.
Ndër emrat, veçohet Marko Matoviq. Emri i tij dëshmon mbështetjen e Serbisë në terrorin që Rusia po kryen mbi Ukrainë. Kjo pasi, në Serbi, vdekja e tij në një luftë krejt të huaj konsiderohet si ‘sakrificë, besnikëri e trimëri’ ndaj Rusisë. Historia e tij është cilësuar nga mediat proruse si simbol i “vëllazërisë sllave” në konfliktin ukrainas.Në këtë listë të gjatë, gjenden edhe emra të tjerë të njohur për opinionin publik, si Damjan Knezheviq, figura kontroverse dhe shpesh e lidhur me lëvizjet ultra nacionaliste në Serbi. Knezheviq ka lidhje të ngushta me grupin paramilitar rus Wagner, i cili nga Jarnja ka bërë thirrje për rezistencë nga barrikadat e ngritura nga grupet kriminale në veri të Kosovës. I njëjti njihet si person i afërt me djalin e presidentit serb, Danillo Vuçiq.

Në listë është gjithashtu edhe i vrari Bratislav Zhivkoviq, për të cilin organizata dhe individë me prirje nacionaliste dhe pro-ruse në Serbi, kanë promovuar hapur përfshirjen në konfliktin në Ukrainë. Bratisllav Zhivkoviq, i cili së fundmi u vra në luftimet në Ukrainë,  ka qenë  pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës, ka udhëhequr një pjesë të grupeve serbe që operojnë në Donbas që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi konfliktin në lindje të Ukrainës.

Në shumicën e rasteve, këta vullnetarë i janë bashkuar formacioneve ushtarake të vetëquajtura “Republika Popullore e Donetskut” apo “Republika Popullore e Luhanskut”, por me kalimin e viteve, shumë prej tyre janë integruar edhe në njësitë zyrtare të ushtrisë ruse.

Por nuk janë vetëm serbët nga Serbia që përkrahin me pjesëmarrjen luftën ruse në shtetin e Ukrainës.Së fundmi, një serb nga komuna e Zveçanit, Nemanja Milkoviq, është identifikuar si një nga luftëtarët vullnetarë që po marrin pjesë në luftën në Ukrainë, duke luftuar përkrah forcave ruse.

 

 

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Nga kompania më madhe e tregtimit të Kriptovalutave shprehen të habitur me atë çfarë panë në Kosovë

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X