TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

by TËVË 1
1 orë ago
2
A A
“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

Kryetarët aktualë dhe kandidatët për katër komunat veriore shprehin optimizëm dhe vendosmëri për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, duke paralajmëruar një garë të fortë dhe përballje me sfida të shumta politike.

Në studion e emisionit “Këndi i Debatit” në Tëvë1, katër kryetarët e komunave janë shprehur të bindur se do të fitojnë edhe përkundër ndikimit serb, me të cilin ballafaqohen.

Izmir Zeqiri, kryetar aktual dhe kandidat i PDK-së për Zubin Potok, ka theksuar se synon fitore dhe se gara këtë vit është historike, me nëntë subjekte në listë.

“Unë kur i futem garës, i futem për të fituar. Historikisht është hera e parë që garojmë nëntë subjekte në Zubin Potok, kjo është e rëndësishmja e këtyre zgjedhjeve. Unë ju uroj të gjithë qytetarëve që të zgjidhin më të mirin, mirëpo unë konsideroj se kam ofruar ofertën më të mirë dhe kam dhënë dëshminë më të mirë. Tash kanë për të votuar për të mirën dhe te keqën, unë e di se e kam dëshmuar që jam më i miri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të votojnë për PDK-në. Po të mos kishin qenë presionet e indikacionet tjera që në forma të ndryshme i bën Lista Serbe për t’i kthyer votat prej veti, besoj që do ua kisha marrë. Unë besoj akoma, mirëpo jemi gjatë subjekte serbe e tri shqiptare – Lista Serbe po e provon që t’i marrë votat, po hetohet qoftë me premtime, e qoftë me disa pagesa e paga e presione në një formë duke i quar tradhtar. Për kundër të gjitha këtyre sfidave, besoj që do ta kem një përkrahje edhe nga një pjesë e qytetarëve serbë, mirëpo sidoqoftë në garë jemi dhe unë e synoj fitore”, deklaroi ai.

Ilir Peci, kryetar aktual dhe kandidat i PDK-së për Zveçan, tha se frika është një faktor që mund të ndikojë tek qytetarët serbë, por ai mbetet i bindur për një rezultat pozitiv.

“Unë jam shumë i bindur se në qoftë se nuk do të ekzistonte frika te qytetarët serbë, ndonjëri prej neve katër kryetarëve do të ishim fitues. Mirëpo, frika e bën gjithmonë të vetën, por po presim. Jemi në garë për të fituar”, potencoi Peci.

Nga ana tjetër, Lulzim Hetemi, edhe kryetar aktual dhe kandidat i LVV-së për Leposaviq, ka theksuar se puna e tij ka krijuar infrastrukturën dhe bazën për zhvillim, që cilido kryetar që zë pozitën e tij do t’i ketë simbolet e njëjta – ato të Republikës së Kosovës.

“Nuk hyhet gjithmonë në garë për të fituar. Ne në Komunën e Leposaviqit e kemi krijuar infrastrukturën pa marrë parasysh kush do të fiton, ai duhet me ardhë me ndërrua kryetarin Hetemi për të vazhduar me të gjitha simbolet, zyret edhe punëtorët që i kam aty për me punua për Republikën e Kosovës. Unë jam i bindur, sepse kemi punuar shumë. Hetemi ka punuar më shumë se Lista Serbe gjatë 20 e sa kusur vjet. Unë kur kam shkuar kam menduar se Leposaviqi është një komunë në Zvicër. Kam menduar ashtu, sepse ata kanë marrë para me thasë nga të dyja anët dhe vetëm i kanë çuar dika tjetër, konkretisht në Beograd. Pas luftës edhe pse ishte qyteti im, e kam pas të ndaluar të shkoj aty. Po të mos i kishim këta kriminelë që neve na kanë keqtrajtuar gjatë dy viteve dhe qytetarin e vet, i bindur jam se kisha dal fitues”, deklaroi ai.

Erden Atiq, kryetar aktual dhe kandidat i LVV-së për Mitrovicën e Veriut, shpreh optimizëm dhe thirrje për qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave.

Në emër të tre kandidatëve të tjerë, ai tha se në katër komunat veriore do të jenë prezentë nëse jo në qeverisje, atëherë në një opozitë të fort, duke u ballafaquar me secilat sfida. Në fund ai tha se ndikimi serb që ekziston atje nuk do të ketë “pshtim” nga ta.

“Unë jam më optimist. I bëj apel të gjithë qytetarëve që me punua sa më shumë deri në ditën e diel, mos të bien pre e shpifjeve, e dezinformatave. Kthim mbrapa nuk ka, pa marrë parasysh prej epilogut se kush do të jetë kryetar. S’ka kthim mbrapa edhe nëse ne që të katërtit nuk zgjidhemi kryetar komune në mandatin e ri 2025/2029. Unë si Erden dhe VV do të qëndroj aty si opozitë e fortë, i kemi të gjithë mekanizmat aty. S’do e lejojmë askënd, qoftë Lista Serbe, qoftë ndonjë eksponent nga Beogradi, nuk ka tërheqje flamuj të Kosovës prej objekteve të katër komunave veriore. Të gjitha këto i mbron ligji. Në një formë ose tjetër, do të vazhdojmë të jem konstant në institucione komunale, kështu që pshtim prej neve nuk ka”, deklaroi Atiq.

Të katër kandidatët bëjnë thirrje për pjesëmarrje aktive dhe mbështetje nga qytetarët, duke theksuar se fituesi do të jetë ai që ofron qeverisje të qëndrueshme, mbrojtje të interesave dhe respekt të ligjit në komunat veriore të Kosovës. /teve1.info/

Tags: Erden Atiq.Ilir PeciIzmir ZeqiriLulzim HetemiTeve1zgjedhjet lokalezgjedhjet në katër komunat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri: Plumbat na kaluan pranë veshëve, Zubin Potoku u kthye në fushë lufte

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

Ilir Peci rrëfen sfidat gjatë qeverisjes në Zveçan: Situata në ditët e para, jashtëzakonisht e rëndë, sfidë e madhe

Google prezanton përmirësime për Jules, asistentin AI për programues

Google prezanton përmirësime për Jules, asistentin AI për programues

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Zgjedhjet lokale në veri – Kush po e sfidon Listën Serbe?

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

Raporti i Auditimit: Mbi 6 mijë ndërtime pa leje dhe prerje ilegale të pyjeve në zonat e mbrojtura

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fort

Ilir Peci rrëfen sfidat gjatë qeverisjes në Zveçan: Situata në ditët e para, jashtëzakonisht e rëndë, sfidë e madhe

Ilir Peci rrëfen sfidat gjatë qeverisjes në Zveçan: Situata në ditët e para, jashtëzakonisht e rëndë, sfidë e madhe

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.10.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën